Xhaferaj:"Femijet, nje nga prioritetet e programit tim"
Kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin" per kreun e Bashkise se Durresit, Ferdinand Xhaferaj, zhvilloi nje takim ne mjediset e Qendres Kulturore te Femijeve me femijet dhe stafin e mesuesve. Nje nga problemet e mprehta me te cilin perballet ky institucion eshte godina, qe eshte e amortizuar ne mjaft aspekte. E gjendur nen nje varesi te dyfishte, pjeserisht prej Bashkise, e cila mbulon ceshtjet e investimeve per mirembajtjen e godines dhe sigurimin e kushteve per zhvillimin e aktiviteteve, dhe pjeserisht prej Drejtorise Arsimore Rajonale, e cila siguron stafin e mesuesve dhe instruktoreve, duket se godina e ketij institucioni eshte lene ne meshire te fatit. Prej kohesh drejtuesit e saj kane ngritur shqetesimin ne dyert e Bashkise, duke paraqitur kerkesa te ndryshme lidhur me kushtet teknike te godines, por nuk eshte marre asnje pergjigje. Kjo reflektohet ne faktin se mjediset e Qendres Kulturore te Femijeve ne Durres vazhdojne te jene po ato, te mjerueshme, duke vene ne rrezik sigurine e femijeve qe ndjekin kurset e ndryshme aty, por edhe te stafit te mesuesve prane ketij institucioni.
Duke pare gjendjen e ketij institucioni, kandidati Xhaferaj premtoi se "investimet per te do te nisin shume shpejt, ne menyre qe femijet te zhvillojne te sigurte aktivitetet e tyre." Kandidati Xhaferaj tha se "talentet e reja meritojne me shume perkujdesje dhe perkrahje." Ndaj, nisur nga kjo, ne takimin me femije te kurseve te ndryshme, ai iu premtoi atyre se "per me te talentuarit Bashkia do te akordoje edhe nga tre cmime te pervitshme per secilin kurs." "Ky do te jete nje stimul shume i mire per te ecur perpara dhe per te arritur sukses", tha Xhaferaj.
Somario
Ne kete liber shqyrtohet "institucioni i beses" tek shqiptaret; i pranishem ne eposin legjendar, por edhe ne statutet e bashkesive urbane arberore ne periudhen humaniste te fundit te Mesjetes dhe ne kodet etnojuridike te mevonshme; tradicionalisht i sherbyer si nje albanizem qe u trashegua si pjese e identitetit shqiptar dhe ne rrjedhe te koherave u ballkanizua si dukuri dhenese shqiptare.
Shaban Sinani sjelle monografine "Etnos ne epos", studim i cili ka per qellim te identifikoje kete kushtezim dhe te argumentoje ndikimin e formimit te vetedijes etnike parashqiptare, ne krijimin e eposit legjendar shqiptar