E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferi: Demonstrata ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë

Sipas tij, u shpreh se tentativa e kryetarit të opozitës, Edi Rama, për të marrë pushtetin me dhunë, për të marrë godinën e kryeministrisë, i ka dhënë një goditje të rëndë industrisë turistike.

"Ky zotëri 1 vit e gjysmë më parë çoi Partinë Socialiste në zgjedhje dhe vetë ngeli në Bashki, muaj më parë futi deputetët socialistë në grevë urie dhe vetë darkonte te restoranti i Fidelit, një javë më parë grumbulloi 300 rrugaçë dhe i futi në një tentativë për puç shteti dhe vetë qëndronte te restoranti i Fidelit”, tha Xhaferaj.

Sipas tij, demonstrata e 21 janarit i dha një goditje të rëndë imazhit pozitiv që kishte krijuar Shqipëria këto pesë vitet e fundit dhe se Rama i ka hyrë në borxh këtij vendi.

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i MTKRS-së, bëri të ditura të dhënat e turizmit për vitin e shkuar, duke nënvizuar se vendin tonë e vizituan rreth 3.5 milion turistë. Ai ka paraqitur edhe prioritetet edhe për këtë vit në fushën e turizmit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-27 16:10
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›