Shoqëria civile peticion Berishës e Ramës për krizën

Organizatat e shoqëria civile nëpërmjet Peticionit i bëjnë thirrje kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të Opozitës që të ulen menjëherë në një tryezë të përbashkët, nga e cila duhet të dalin me zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Ne besojmë se është koha për një dialog serioz për gjetjen e një konsensusi të ri politik për Shqipërinë”, thuhet ndër të tjera në këtë peticion. Peticioni së bashku me listën e firmave të mbledhura gjatë 48 orëve të fundit, i është dërguar zyrtarisht mbrëmjen e shkuar Kryeministrit, Berisha, kryetarit të PS-së, Rama, si dhe Presidentit të vendit z. Bamir Topi.
Në të njëjtën kohë një kopje e peticionit i është nisur edhe zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadës së SHBA-ve, Zyrës së OSBE dhe përfaqësive të tjera diplomatike të vendeve të BE, prezentë në Shqipëri. Ndër të tjera, nënshkruesit e Peticionit i bëjnë thirrje politikës dhe politikanëve shqiptarë që të heqin dorë nga gjuha konfliktuale, të ndërpresin demonstrimet në rrugë dhe të marrin hapa të menjëhershëm për një zgjidhje afatgjatë të situatës. /Start/
2011-01-28 09:12