E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët e Shkodrës bashkohen me LSI-në

Shkak për këtë është bërë mospajtimi me mënyrën se si po drejtohet partia socialiste nga lidershipi aktual në Tiranë.

Edip Shiroka, ish-kryetar i PS-së Shkodër në deklaratën e tij ka dënuar dhunën e 21 janarit të shkaktuar sipas tij qëllimisht nga lidershipi socialist për të marrë me dhunë institucionet e shtetit, po kështu ai ka dënuar edhe mënyrën se si po udhëhiqet selia rozë.

Jetmira Kozmaj, anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër dhe ish-sekretare organizative e PS-së Shkodër mbajti të njëjtin qëndrim me ish-kryetari Shiroka, duke shtuar se dhuna e provokuar nuk i shërben stabilitetit të vendit, dhe kjo dhunë e shkaktuar së fundmi, e cila po reflektohet që nga mënyra se si po udhëhiqet partia socialiste nga Edi Rama më kanë shtyrë mua dhe anëtarët e tjerë të asamblesë socialiste të Shkodër të largohem dhe ti bashkohet Lëvizjes Socialiste për integrim.

Largimin nga PS-ja e kanë konfirmuar edhe Nikolin Dedvukaj, ish-kandidat për kryetar të PS-së i mënjanuar pa asnjë arsyetim nga kryesia e PS-së, Gent Muriqi ish-kryetar i FRESH –Shkodër dhe Anëtar i Asamblesë./Start/

                                                                                             2011-01-27 19:15
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›