Selanik, bombë makinës së konsullit shqiptar

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të sotëm në rrugën Agjenaneosi nr.9 në Pile në Selanik. Mësohet se makina ka shpërthyer dhe në të është vendosur lëndë plasëse.
Makina ndodhej e parkuar pranë shtëpisë se diplomatit të konsullatës shqiptare të Selanikut, Thoma Nini.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, të cilat shtojnë se nga flakët është përfshirë edhe një makinë tjetër aty pranë. Dy zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje duke shuar flakët. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij akti. /Shpëtim Zinxhiria/Athinë/
2011-01-28 09:20