Stuhitë dhe bora “mbërthejnë” lindjen e Shqipërisë

Në Qarkun e Kukësit reshjet e borës nuk bien me intensitet të madh, por akulli ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Me vështirësi qarkullohet në akset Morin- Kukës – Tunel, Kukës- Qafë–Shllak, Kukës-Shishtavec deri në afërsi të Topojanit dhe Kolosjan–Dajreç, të cilat po mbahen të hapura nga ndërmarrja e rrugëve.
Ndërkohë në qarkun e Kukësit mbeten të izoluara komunat e Arrnit, Zapodit, Bushtricës dhe Kalisit në rrethin e Kukësit dhe komuna e Lekbibajt në rrethin e Tropojës. Situatë e vështirë paraqitet edhe në Bulqizë, teksa reshjet e borës po bien me intensitet.
Bora ka bllokuar akset rrugore Peshkopi-Tiranë dhe Bulqizë-Tiranë, si dhe ka paralizuar qarkullimin në Qafën e Buallit. Mësimi në shkollat e kësaj zone është pezulluar plotësisht deri në një moment tjetër. Edhe rajoni i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura bore dhe erë e fortë.
Sipas shërbimit metrologjik të Komandës Ushtarake Mbështetëse në Korçë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit po bien reshje dëbore, ndërsa temperatura minimale shënon në mëngjes minus 4 gradë celsius.
Në vendet malore dhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës kanë rënë mbi 25 cm reshje dëbore dhe temperatura minimale ka qenë minus 5 gradë celsius. Situatë e vështirë qarkullimi paraqitet edhe në Qafën e Qarrit dhe në Qafë Thanë, ku bora e rënë është 20 centimetra. Borëpastrueset kanë nisur punë që në mëngjes, teksa është hedhur kripë nëpër rrugë. /S.Ll/Start/
2011-01-28 09:50