UniCredit: Në 2010, GDP në Shqipëri arrin në 8.9 për qind
Shqipëria vlerësohet për arritjet e saj ekonomike, duke u veçuar si një nga të vetmet vende në Europë, që pati rritje ekonomike në vitin 2009, vitin e krizës botërore ekonomike. Institucioni gjigand i financiar UniCredit, përmes grupit të saj të kërkimit shkencor ka publikuar ditën e martë, raportin e saj mbi zbulimin e mundësive në investime në tregjet financiare dhe të aseteve. Në këtë raport theksohet se viti 2010 për ekonominë shqiptare shihet me sy optimist
nga ky gjigand financiar, ku Shqipëria në parashikimin vjetor të ekonomisë së vendeve të rajonit, vlerësohet si nga të paktat vende që pati rritje ekonomike në vitin 2009. Në këto terma UniCredit Grup shprehet se prodhimi i brendshëm bruto, në vendin do tonë do të ketë një rritje prej 2 për qind, pavarësisht dobësive të mëdha ekonomike të vendeve të rajonit si Greqia dhe Italia dhe do të arrijë në 8.9 për qind dhe si tipare spikatëse të mundësisë së investimeve në Shqipëri konsideron politika monetare të besueshme, mundësi potenciale të gjera për rritje të ardhurash dhe një sektor bankar të kapitalizuar shumë mirë. Sipas këtyre parashikimeve, defiçiti buxhetor do të ngushtohet ndjeshëm dhe inflacioni do të mbahet në kontroll. Remitancat, një nga kontribuesit kryesorë të ekonomisë shqiptare, për këtë vit do të pësojnë rritje duke qenë se edhe vetë Europa ka dalë nga kriza. UniCredit vlerëson si një nga aspektet më pozitive në ekonominë shqiptare, edhe sektorin bankar që mund të financojë tregun financiar tepër lehtësisht për një periudhë mesatare. Privatizimi i sektorit elektrik, i kombinuar me ndryshimet ligjore dhe politikën e re të çmimeve kanë përmirësuar ndjeshëm furnizimin e energjisë elektrike. Gjithashtu në këtë raport, UniCredit, vlerëson edhe lehtësirat në procedurat e regjistrimit të bizneseve, uljen e taksave dhe administrimin e tyre që në vetvete kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave. Megjithatë ashtu siç vlerësohet edhe në raport progresin e Bashkimit Europian mbledhja e taksave mbetet e ulët në nivelin e administratës lokale. Në raportin e datës 8 shkurt 2010 UniCredit Research Economics & FI/FX analizon dhe parashikon zhvillimin ekonomik dhe tendencën në të ardhurat Fikse dhe Tregjet Financiare. Ky është një raport me të cilin UniCredit rregullisht publikon të dhënat makroekonomike për vendet ku është me interes për klientët e saj për të shtrirë aktivitet e tyre investuese. UniCredit research përbëhet nga katër grupe që përgatisin studimet e tyre dhe publikojnë raportet e tyre, me të cilat ky grup orienton investitorët e lidhura me të drejt tregjeve dhe vendeve me mundësi investimesh të suksesshme.