Xhaferraj: Trashëgimia kulturore në funksion të turizmit, një objektiv madhor
midis te tjerave, ka krijuar, ndihmon dhe mbështet shoqatën ATA si një shoqëri ombrellë e bizneseve të ndryshme që operojnë në fushën e turizmit. Që në fillim ministri dëshiroi të theksonte se MTKRS është e angazhuar qartësisht në konsolidimin e bashkëpunimit midis partnerëve privat që veprojnë në fushën e turizmit. Bashkëpunimi me sektorin privat për ne si MTKRS është një domosdoshmëri absolute, sepse ne jemi plotësisht të bindur se do të kemi sukses në objektivin tonë madhor për një zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor të turizmit vetëm nëse do të arrijmë të bashkëpunojmë suksesshëm me sektorin privat, tha ministri Xhaferraj. Ndër të tjera ministri theksoi se qeveria shqiptare e konsideron zhvillimin e industrisë së turizmit si një nga prioritetet e saj, duke synuar që në vitet e ardhshme turizmi të jetë industria kryesore në vend. Dihet tashmë, cilësoi ai, se suksesi në zhvillimin e qëndrueshëm e konkurrues të turizmit do të ndikojë në: nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera ekonomike të lidhura me turizmin, si artizanati, suveniret etj, hapjen e vendeve të reja të punës, në përmirësimin e jetës së popullsisë së zonave pritëse, ruajtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore etj. Ai cilësoi faktin që industria e turizmit në vitet e lëna pas ka njohur një rritje të ndjeshme për sa i takon numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë çdo vit. Statistikat thonë se numri i turistëve që vizituan Shqipërinë ne 2009 ishte 36% më i larte se një vit më parë. Por këto statistika duhen të përkthehen si detyrim më shumë për të gjitha aktoret shtetërore dhe jo shtetërore të angazhuar me turizmin, sepse të gjithë e dimë se kemi shumë për të bërë që të jemi një destinacion turistik i kërkuar. Përmirësimet në infrastrukturë energjitike të vendit dhe atë rrugore janë bërë sipas këndvështrimit prioritar të qeverisë për të mbështetur turizmin, theksoi ministri Xhaferraj. Më tej ai u shpreh se për vitin që sapo ka hyrë dhe për më tej, diversifikimi i ofertës turistike dhe vënien në shërbim të turizmit e trashëgimisë sonë kulturore do të përbëjë një objektiv madhor të MTKRS. Për këtë vit janë parashikuar ndërhyrje për rehabilitimin dhe restaurimin e qendrave historike, monumenteve të kulturës dhe objekteve të kultit në të gjithë Shqipërinë.
Last Updated on E Enjte, 18 Shkurt 2010 22:00