E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafzotaj, plagos me çifte djalin e xhaxhit, shpallet në kërkim

Aida Malaj

Policia ne Durres, foto ilustruese

Një grindje e çastit për pak është shndërruar në krim brenda familjes. Një 40-vjeçar nga Xhafzotaj është plagosur me çifte nga i kushëriri, djali i xhaxhait, ndërkohë që policia ende nuk i ka zbardhur motivet e plagosjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, pranë shkollës 9-vjeçare në Xhafzotaj, ku shtetasi Gazmend Markaj 40 vjeç është qëlluar me çifte, duke mbetur i plagosur. Markaj është transportuar menjëherë drejt spitalit të Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia e Durrësit e mbërritur në vendngjarje raporton se 40-vjeçari dyshohet të jetë plagosur nga djali i xhaxhait të tij, Musa Markaj dhe po punohet për kapjen e tij.

2 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Xhafzotaj, plagos me çifte djalin e xhaxhit, shpallet në kërkim burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›