Zemërimi i sindikalistëve grek. Trojka qëllohet me ujë, kafe dhe plehra
Greqi- Sindikalistët e Athinës nuk janë treguar shumë mikpritës me përfaqësuesit e Trojkës pasditen e sotme, duke shkaktuar disa incidente pasi qëlluan me ujë, kafe dhe derdhen koshat e plehrave për të penguar takimin e tyre.
Punonjësit e zemëruar grek, anëtarë të sindikatave të komunave, u mblodhën sot para godinës së Bashkimit qendror të Komunave, ku tentuan të pengojnë takimin e përfaqësuesve europian me ato grekë.
Pavarësisht trazirave dhe incidenteve, treshja europiane arriti të hyjë në ndërtesë, edhe pse e fishkëllyer nga protestuesit e revoltuar për disa minuta.
Menjëherë në vendngjarje u mblodhën forca të shumta policie, të cilat shpërndanë turmën e protestuesve, një pjesë e tyre prej komunitetit paraplegjik.
Protesta të tjera shënoi sot Athina edhe përpara Ministrisë së Ekonomisë, kur përfaqësuesit e FMN, BE dhe BQE hynin për takimin me ministrin Stournaras.
Kreditorët ndërkombëtar grek po përpiqen të negociojnë me Greqinë për masa akoma më të ashpra se ato të kërkuara më parë, me shkurtime që pritet të kapin vlerën e 13.5 miliarg eurove.
/IDEA/