E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv në një makineri të përpunimit të drurit, në kërkim autorët

Një makineri për përpunim e lëndës drusore është shkatërruar pjesërisht me lëndë plasëse në fshatin Dedaj, komuna Shkrel, të rrethit Malësi e Madhe. Lidhur me këtë policia e Shkodrës ka dhënë detajet:
 

Sot me datë 02.10.2012, në ora 04.20, është marrë información se në fshatin Dedaj, Komuna Shkrel, rrethi Malësi të Madhe, nga persona ende të pa identifikuar, është dëmtuar pjesërisht me lëndë plasëse një makineri për përpunim e lëndës drusore, në pronësi të shtetasve: Mark S., 30 vjeç dhe Gjovalin K., 48 vjec, banues në M. Madhe.
 

Në vendin e ngjarjes u dërgua grupi hetimor, të cilët kryen veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe aktualisht po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, zbardhjen e motivit dhe zbulimin e kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë.
 

Materialet e mbledhura ne lidhje me këtë ngjarje i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkatrrimit të pronës me eksploziv".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›