Xham ose kolona për të shpëtuar pasurinë arkeologjike
28/12/2010 U zbulua një lagje e tërë me infrastrukturë. Dilemat e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës
DURRES- Drejtoria e Monumenteve të Kulturës dhe departamenti arkeologjisë kanë shtruar për diskutim dy alternativa për të shpëtuar pasurinë arkeologjikë të zbuluar disa muaj më parë pranë vendit të quajtur “Pranvera” në Durrës. Drejtori i kësaj drejtorie Apollon Baçe ka thënë se studiues, arkeologë, historianë dhe arkitektë e urbanistë do të diskutojnë nëse zona në fjalë do të mbulohet e gjitha me xham apo do të lihet siç është për t’u bërë i vizitueshëm. “Aty është zbuluar një qytetërim që i përket periudhës ilire dhe është me shumë interes”,-ka thënë Baçe.
Zbulimi arkeologjik
Në cilësinë e një specialisti të mirëfilltë në këtë fushë drejtori Baçe ka pohuar se objekti arkeologjik ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe duke bërë të ditur se gërmimet janë mbikëqyrë nga arkeologë. Godina e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës është e gjitha e ngritur në kolonë duke e lënë të vizitueshëm katin përdhes ngase është zbuluar e kanë dalë në dritë rrënoja arkeologjike. Thuajse e njëjtë është situata dhe në lagjen numër 4 e numër 11 në vendin që dikur është quajtur lulishte “1 maji”. Baçe ka thënë se më mirë do të ishte varianti i dytë, duke e bërë kësisoj të vizitueshëm dhe më ndikues zbulimin e radhës në qytetin e Durrësit. Gjatë gërmimeve në këtë vend është zbuluar një lagje dikur e banuar me banesa, rrugica, ujësjellës, kanalizime dhe objekte të tjera të rëndësishme për jetesë. Prej disa vitesh në qytetin e Durrësit nuk lejohen gërmimet në asnjë rast dhe për asnjë lloj arsye pa praninë e një arkeologu të caktuar në kohën që subjekti i interesuar fiton të drejtën për lejen e sheshit të ndërtimit. Megjithatë, në jo pak raste pasuria arkeologjike është dëmtuar rëndë nga fadromat e subjekteve të ndryshme.