E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamajkë, dorëzohet pengmarrësi i avionit

Montego Bay - Pengmarrësi i avionit kanadez në qytetin turistik të Montego Bay në Xhamajkë i është dorëzuar autoriteteve, pasi liroi edhe pengjet e tij të fundit. Personi i armatosur mbante të rrëmbyer gjashtë anëtarë të bordit drejtues dhe 2 pasagjerë.

Lirimi i tyre i dha fund situatës së tensionuar në aeroportin e Montego Bay. Pengmarrësi kërkonte nga autoritetet ta dërgonin në Kubë, me kusht që të dorëzonte pengjet. Ai në fillim mësohet se kishte rrëmbyer 182 persona, të cilët filloi t’i lëshojë një e nga një.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›