E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Të heqin Berishën

Tiranë -Kryetari i Partisë Demokracia Sociale z. Paskal Milo mori pjesë në Konferencën e partisë të Demokracisë Sociale për degën e Lushnjës.“Tashmë kemi një qeverisje të vërtetuar publikisht që është e dështuar. Tashmë kemi një qeveri e cila ka dëshmuar publikisht se është e korruptuar, kemi një qeverisje që është e paaftë. Tashmë kemi të vërtetuar se kemi një qeveri dhe një Kryeministër që është i pa zoti, që është demagog, që është mashtrues. Tashmë kemi një qeveri e cila duhet të iki një orë e më parë që t’i çliroj shqiptarët nga ankthi, që të mundemi t’u hapim Shqipërisë dhe shqiptarëve perspektivën reale të evropianizimit. Që shqiptarët t’i shpëtojmë nga makthi i përditshëm i papunësisë, i varfërisë dhe it ë gjitha fenomeneve të tjera negative që kjo qeveri ka prodhuar me bollëk, gjatë këtyre 4 vjetëve të saj”-theksoi Milo para simpatizantëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›