Kartat, LSI: Tryezë partish
b>Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ka bërë sot ftesë partive politike që të organizojnë një konferencë të përbashkët për kartat e identitetit. “Duket qartë se çështja e kartave të identitetit po shndërrohet në një rrezik tepër serioz dhe madhor për standardet e zgjedhjeve të ardhshme dhe për stabilitetin politik në vend, unë do të kërkoja që brenda kësaj jave të gjitha forcat politike parlamentare të ulen dhe me mirëkuptim dhe me përgjegjësi të plotë për zgjedhjet, që i takojnë të gjithë shqiptarëve dhe jo thjesht partive politike, të arrijnë me konsensus që të bien dakord për disa standarde duke zgjedhur në radhë të parë edhe çështjen e kartave të identitetit”-theksoi Meta në konferencën për shtyp.
Sipas kreu të LSI-së, çdo vonesë përtej kësaj jave vetëm do të vështirësojë mundësitë për të shmangur një krizë të pritshme zgjedhore, që jo vetëm do të dëmtojë imazhin e vendit tonë, do të dëmtojë imazhin e partnerëve tanë dhe në radhë të parë të NATO-s, por dhe do të kishte pasoja tepër serioze për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë, për sa i takon anëtarësimit në BE.
“Ndaj do t’i ftoja të gjitha forcat politike parlamentare, që të evitohen takimet dhe komunikimet në distancë, të evitohen replikat e panevojshme që nuk ofrojnë zgjidhje dhe urgjentisht brenda kësaj jave t’i japim një zgjidhje në mënyrë që qytetarët jo vetëm të shkojnë dhe të realizojnë kartat e identitetit në kohë, por njëkohësisht dhe të krijojnë një klimë pozitive të një gare demokratike në një vend demokratik vërtetë anëtar i NATO-s-vijoi Meta-ndërsa shtoi se në rast të kundër “do të bëhemi gazi i botës dhe kjo do të ishte një turp, jo vetëm për politikën shqiptare, sepse është mësuar me turpe të tilla, por do të ishte një turp për të gjithë vendin tonë dhe kombin tonë.”.