E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i Plaurent Dervishajt, bosit të Bandës së Durrësit

21/03/2012  Pas sherreve, e ther ditën e fejesës

SHBA- Vëllai i Plaurent Dervishajt, kunatit të Lul Berishës, kapos së Bandës së Durrësit, u arrestua dje si autor i një vrasjeje në restorant, ku viktima ishte shoqëruar nga e fejuara. Lajmi konfirmohet nga prestigjiozja amerikane “New York Post”, e cila njoftoi se një skuadër e FBI-së dhe policisë së Manhatanit realizoi edhe arrestimin e tij. Redinal Derivishaj, 35 vjeç, ka ekzekutuar me thikë shtetasin Anthony Lacertosa, 33 vjeç në restorantin “Staten Island”, kur viktima ndodhej bashkë me të fejuarën Bridgette Schneider, 24 vjeçe. Ndërkaq, personi në fjalë, durrsaku Redinal Dervishaj është përmendur për një plagosje në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që hetoi “Bandën e Durrësit”. Vëllai i tij Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, akuzohet për të paktën 4 vrasje në Shqipëri, në eleminimin e rivalëve. Ai është dënuar në mungesë me “burgim të pëjetshëm”. Redinal Dervishaj u arrestua dje në orën 12.30, me orën lokale, në shtëpinë e tij, në Palos Hillsh, në jugperëndim të Çikagos. Duke iu referuar mediave amerikane, të dy protagonistët kanë qenë të punësuar në të njëjtin restorant, ndërsa një video kishte kapur momentet e vrasjes me një thikë kasapi. Por i njëjti sistem kamerash kishte fiksuar edhe një tjetër moment, pak orë më parë, kur viktima Anthony Lacertosa dhe dhëndrri i tij, bashkë me disa miq, e kishin hedhur në tokë shqiptarin Redinel Dervishaj. Gjithashtu në këto filmime, gjatë fejesës së menaxherit të lokalit, Lacertoza, shihet edhe një person që mban në dorë një gisht të prerë njeriu. Më vonë u mësua se Dervishajt i mungonte një gisht. Pra, vrasja cilësohet si një reagim i shqiptarit ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj tij. Policia gjeti thikën me gjak në një kazan plehrash. Në vitin 2007, Dervishaj shkoi me një tjetër gangster shqiptar në shtëpinë e një personi në “Queens”, duke e kërcënuar se do t’i vriste familjen nëse nuk i jepte 20 mijë dollarë. Por ai kishte kundërshtuar dhe qëlloi në drejtim të tyre, duke vrarë shokun e Dervishajt dhe atë e plagosi në krah.

Plaurent Dervishaj, bosi i Bandës së Durrësit

Në SHBA Plaurent Dervishaj është një nga më të kërkuarit. Ai është dënuar në Shqipëri, në mungesë për vrasje. Kunati i Lul Berishës terrorizoi Durrësin për vite me radhë. Në kërkesën për gjykim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për “Bandën e Durrësit” është kërkuar deklarimi fajtor për veprën penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”. Gjithashtu Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor për “vrasje me paramendim në bashkëpunim” të Dritan Sallakut, “vrasjes me paramendim në bashkëpunim ngelur në tentativë” e më pas ekzekutimin e Marsel Sotirit, “vasjes me paramendim në bashkëpunim” të Eduart Ongarit, plagosjes së Ilir Nelajt, vrasjen e Agim Rexhepit, Viron Currit e Arjan Pajës. Gjithashtu akuzohet veprën penale të “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Vrasja në trotuar

Pak sekonda pas ekzekutimit të pamëshirshëm në rrugë, 33-vjeçari është pëpjekur të largohej dhe ka kërkuar ndihmë. Bashkë me të ndodhej edhe e fejuara. Ai u godit në trotuar, ku ka marrë 5 goditje në bark dhe gjoks. Ata po festonin fejesën e tyre, kur Redinal Devishaj erdhi dhe e qëlloi. Policia thotë se shkak ishin bërë sherret e vazhdueshme, pasi atij i ishin bërë disa presione të mëparshme. Të afërmit e viktimës janë shprehur tepër të revoltuar nga kjo vrasje, ndërsa e fejuara e tij është dërguar në spital pas skenës që kishte parë.

Implikimi te “Banda e Durrësit”

Në kërkesën për gjykim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për “Bandën e Durrësit”, lidhur me goditjen me armë zjarri ndaj Redinal Dervishajt ka deklaruar dëshmitarja Liljana Dervishaj, nëna e tij. Më datën 04.10.2006 ajo tha se “Redinali po kthehej nga shtëpia e Lulzim Berishës rreth 30 metra nga pallati ynë. Në momentin që Redineli po lëvizte nga pallati nga ana përendimore sa ka dalë nga shtëpia e Lulzimit rreth 10 metra nga pallati një person i panjohur e ka qëlluar disa herë me pistoletë, por nuk e goditi asnjë plumb”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›