Një maji në Shqipëri, festime apo protestë

Në shumë vende të botës përkujtohet sot 1 maji, dita e punëtorëve. Kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës, në 8 orë.
Por pjesa tjetër e shqiptarëve, duket se e kanë vendosur çfarë do të zgjedhin para dilemës, 1 maji festë apo protestë. Edhe sot ata kanë vijuar ritualin e tyre të shëtitjeve në kodrat e liqenit për të kujtuar këtë ditë, jo si në vendet e botës me protesta, por me festime.