E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen vjedhjet gjate fushates banoret e Gramshit ne alarm

GRAMSH - Vjedhje te njepasnjeshme ne tri javet e para te muajit prill kane vene ne alarm banoret e zones se Gramshit te cilet nepermjet nje letre kane ngritur shqetesimin e tyre per shtimin e veprimtarive kriminale sidomos gjate fushates zgjedhore.

Vjedhjet kane krijuar impakt ne shume familje pasi ne nje rast eshte vjedhur nje trasformator duke lene nje fshat pa uje ndersa ne nje fshat tjeter jane vjedhur telat e energjise elektrike duke lene banoret pa drita. Po keshtu pre e vjedhjeve kane rene edhe kompjuterat e nje shkolle.

Nisur nga ky shqetesim eshte kontaktuar Drejtoria e Policise Elbasan dhe nga informacionet e marra mesohet se jane te dokumentuara te gjitha vjedhjet dhe eshte kapur autori i njeres prej tyre nderkohe qe jane ne kerkim autoret e vjedhjeve te tjera.

Nga komunikimi zyrtar i Drejtorise se Policise sqarohet se zbulimi goditja e grupeve me tendence vjedhjet dhe dokumentimi ligjor i veprimtarise se tyre eshte nje nder objektivat e Strukturave te Drejtorise se Policise se Elbasan ku vetem muajt e fundit jane arrestuar shume persona me tendence vjedhjen.

Mund te themi se ne qarkun e Elbasanit fenomeni i vepres penale te vjedhjes eshte i pranishem po keshtu ky fenomen eshte i pranishem edhe ne rrethin e Gramshit ku per muajin prill 2011 rezultojne te kene ndodhur 4 vepra penale te vjedhjes ne fshatra te ndryshme te rrethit Gramsh si ne Drize Pishaj Gjergjovine ku njera prej tyre eshte e zbuluar dhe pikerisht vjedhja e baneses se shtetasit A.D. duke arrestuar autorin A.Bozhuri.

Autori i kapur vodhi materiale te ndryshme ne banesen e ketij shtetasi. Nderkohe jane regjistruar 6 kompjutera ne shkollen 9-vjecare ne Gramsh 1 transformator te pompes se ujesjellesit 8 kampata secila nga 80 m tel gjithsej 600 m.

Per te gjitha rastet e ndodhura Policia e Elbasanit deklaron se po punon intensivisht per kapjen e autoreve. Blute u shprehen se nga hetimet rezulton se autoret nuk jane vetem banore te Elbasanit por edhe te rretheve te tjera te vendit te cilet kryejne vjedhje ne bashkepunim me persona me precedente penale.

Nderkohe banoret i kane cilesuar vjedhjet te ndikuar nga fushata elektorale. Ata thone se gjate tre muajve eshte regjistruar vetem nje vjedhje ne Gramsh nderkohe qe vetem gjate fushates jane regjistruar disa te tilla dhe qe kane shkaktuar dem te madh per te gjithe komunitetin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›