Xhamia, sot percaktohen detajet dhe kriteret e konkursit Luljeta Ndoka
Xhamia e re hyn ne nje faze konkrete diskutimi. Keshtu, komisioni i cili do te mblidhet sot ne oren 11:00 do te diskutoje per futjen e kesaj ceshtjeje ne shinat konkrete. Agron Hoxha, drejtor i Marredhenieve Publike ne Komunitetin Mysliman Shqiptar (KMSH), tregon se rendi i dites parashikon percaktimin e kritereve qe do te shpallen per firmat qe do te ftohen te konkurrojne per te propozuar projektin e tyre per ndertimin e xhamise se re. "Sot pritet qe anetaret e komisioneve perkates te diskutojne ne lidhje me kriteret qe do te vendosen per firmat qe do te marrin pjese ne konkurs", - thote Hoxha. Ai rrefen se nje pike tjeter ku do te perqendrohet diskutimi ka te beje me planvendosjen e xhamise se re. Ne kete menyre, pritet te percaktohet pozicioni i kesaj godine kulti, si dhe e ashtuquajtura "siperfaqja e njolles", pra siperfaqja qe do te perdoret per ndertimin e xhamise se shumepritur nga myslimanet. Keshtu, pas mbledhjes qe do te zhvillohet sot, pritet qe te mos jete e larget dita e shpalljes se konkursit cka ben qe te afrohet edhe dita kur besimtaret myslimane te Tiranes te kene nje hapesire te vertete ku te falen. Deri tani eshte e sigurt qe Xhamia do te ndertohet ne sheshin e Namazgjase ne Tirane, duke i dhene keshtu fund debateve e pakenaqesive te besimtareve, te cilet nuk kishin se ku te faleshin. Keshtu, para pak kohesh, kryesia e KMSH-se vendosi nisjen ne menyre urgjente te procedurave per te ndertuar kete veper madheshtore e moderne. Hapat ligjore per ndertimin e Kompleksit te Namazgjase do te ndiqen nga Komisioni i ngarkuar me kete pune, nga Kryesia e KMSH-se ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes. Sipas burimeve nga KMSH, projekti i ndertimit te kesaj xhamie daton qe me 1993-n, ku u vendos edhe guri themeltar ne prani edhe te kryetarit te atehershem te Bashkise Tirane dhe pas nje kalvari zvarritjesh dhe burokracish, ka arritur sot ne zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi per mijera besimtare kryeqytetas. Truallit te Namazgjase i eshte marre nje siperfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugeve te Unazes dhe asaj "George Bush", e cila mbeti pa u kompensuar nga Bashkia. Ne kompensim te kesaj siperfaqeje Keshilli i Ministrave me dt. 06.04.2011, i ka dhene Komunitetit Mysliman te Shqiperise nje siperfaqe prej 2570.5 metrash katrore, duke e cuar siperfaqen e pergjithshme ne rreth 5.300 metra katrore. Keshtu, sipas ketij vendimi te qeverise, siperfaqja prej 2570.5 m², e ndodhur ne zonen kadastrale 8150, me numer pasurie 1/82, pjese e prones se listuar me nr. 592, me siperfaqe te pergjithshme 6739 m2, ne listen e miratuar me vendimin "Per miratimin e listes se pjesshme te pronave te paluajtshme shteterore, ne Bashkine Tirane, te qarkut te Tiranes", prone shteterore, sipas planit te rilevimit, qe i bashkelidhet ketij vendimi, kalon ne pergjegjesi administrimi te Ministrise se Drejtesise, me qellim ndjekjen e procedurave ligjore qe nevojiten per ndertimin e xhamise "Namazgjaja", per Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Flet drejtori i Marredhenieve me Publikun ne Komunitetin Mysliman
Agron Hoxha: Jemi shume prane konkursit per xhamine
Drejtori i Marredhenieve me Publikun dhe mediat ne KMSH shprehet entuziast ne lidhje me shpejtesine e procedurave per te ndertuar xhamine, e cila eshte parashikuar per t'u ndertuar qe ne vitin 1993.
Zoti Hoxha, cfare impakti do te kete ndertimi i xhamise se Namazgjase?
Ky eshte nje vendim i shumepritur nga te gjithe besimtaret myslimane. Me ne fund, me ndertimin e kesaj xhamie, do te marrin fund lutjet ne ambiente te hapura, pra ne bulevard, ne rruge e trotuare, sikunder edhe ka ndodhur per shkak te mungeses se nje xhamie me siperfaqe optimale.
Sa prane ndertimit te ketij objekti kulti jemi?
Sic dihet tashme ka nje VKM mbi kthimin e nje pjese te truallit, KMSH-se me destinacion ndertimin e xhamise se Namazgjase. Ky vendim na ktheu 2570.5 m², ndersa 2800 metra katrore i kishim ne pronen tone. Na behen rreth 5400 metra katrore siperfaqe per xhamine, siperfaqe kjo qe shpresojme t'i permbushe deri diku nevojat e besimtareve per falje. Nga ana tjeter, ne bashkine e Tiranes ekziston nje komision i posacem i ngritur me vendim te keshillit Bashkiak per kete ceshtje, perpos komisionit qe ka KMSH. Te dy komisionet bashke po zhvillojne takime periodike per te finalizuar kete ceshtje.
Cila eshte risia qe sjell kjo xhami, ne krahasim me ato ekzistueset?
Pervec siperfaqes se madhe, mund te them se per here te pare do te ndertohet nje xhami e tille multifunksionale, pra qe do te permbushe nevoja te ndryshme. Ne te do te kete ambiente clodhjeje, biblioteke, internet e shume sherbime te tjera.
Cili do te jete hapi i radhes per kete projekt?
Sapo te marrin fund diskutimet nga komisionet perkates te xhamise, ne do te nisim procedurat per konkurs, ne menyre qe te shohim se cili nga projektet do te jete me i miri dhe me i volitshmi. Jane te ftuar arkitekte shqiptare e te huaj qe te percjellin idete dhe propozimet e tyre.
Ndertimi i Xhamise dhe kalvari i KMSH
Here pas here, ish-kryetari i Bashkise se Tiranes u ka premtuar besimtareve myslimane ndertimin e Xhamise, por jo ne vendin qe ata kane kerkuar gjithnje (Namazgja), por prapa Pallatit te Kultures. Kjo shkaktoi mjaft reagime nga pronaret e truallit, si dhe vete perfaqesuesit e KMSH, te cilet u shprehen se nuk mund te ndertojne xhami ne toke te vjedhur. Ndersa pronaret e tokes, te perfaqesues nga avokati Gani Meniku nuk kane reshtur se derguari peticione, jo vetem organeve me te larta shteterore te vendit tone, por edhe atyre te perfaqesive nderkombetare ne Shqiperi. Ne njerin prej tyre, 88 pronaret e vjeter kane kundershtuar ndertimin e Xhamise prane ish-pazarit te vjeter, "aty ku eshte menduar te jete xhamia dhe objekti muzeal, ka pronare te tjere, nderkohe qe prona qe zoteron Komuniteti Mysliman Shqiptar eshte e shperndare ne tere siperfaqen prej 18400 meter katrore, ne rreth 30 ngastra te vogla qe fillojne nga 18 metra e lart, sipas vendimeve te Komisionit te Pronave".