Ansi Agolli, “asi” nën mëngë i Haan nga Antalia

Ansi Agolli është nota më pozitive e zborit të Antalias të përfunduar një javë më parë. Ndonëse nga ana e trajnerit të kombëtares Arie Haan nuk u identifikua asnjë emër nga futbollistët e pranishëm në këtë zbor, "Albania-sport" ka mundur të zbulojë lojtarin me notë më të lartë të vlerësuar nga tekniku i ri i kombëtares. Burime të sigurta pranë holandezit të pankinës sonë kanë pohuar se Ansi Agolli ishte futbollisti që i pëlqeu më shumë Haan.
Agolli u aktivizua në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Antalia si mbrojtës megjithëse gjatë karrierës së tij ka luajtur më së shumti si mesfushor i krahut të majtë. Por duke parë moshën e madhe të Altin Haxhit dhe disekuilibrin që po shfaq në formën e tij fizike, 22-vjecari i Arisist të Selanikut, Kristi Vangjeli, nga drejtuesit e pankinës shqiptare pohohet se Agolli do të ishte zëvendësuesi ideal i gjirokastritit.