E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, nisin ethet anti- Besa

Ndeshjen e fundit në Kavajë, Dinamo humbi me Besën 2-0. Por tani, gjërat duket se janë ndryshe. Dinamo kryeson me 10 pikë ndaj skuadrës së Sulejman Starovës kur kanë mbetur edhe më pak se gjysma e kampionatit.
Portieri i Dinamos, elbasanasi Elvis Kotori (vetëm 6 gola të pësuar në 17 javë kampionat), e konsideron të vështirë sfidën me Besën. "Është një ndër transfertat më të vështira në këtë kampioant", - citohet Kotori nga "Sport Ekspres". "Është ndeshja e parë zyrare për vitin 2008 dhe duhet ta nisim me këmbë të mbarë", - shton ish-portieri i Elbasanit. Dinamo në tetë ndeshjet e parë në transfertë ka fituar gjashtë takime dhe ka barazuar dy të tilla, duke grumbulluar 20 pikë.
"Shkëputja e Dinamos është e mertuar", thotë Andi Lila, kapiteni i Besës. "Por, është kaluar vetëm gjysma e kampionatit dhe mund të them se cdo gjë mund të ndryshojë. Besa për titull? Nuk na llogaritën as fazën e parë. Fitore me Dinamon? Le ta fitojmë këtë ndeshje".
Ndeshja e fazës së parë Dinamo-Besa (java e 7-të) përfundoi në barazim 0-0. Dinamo do të luajë kundër Besës pa sulmuesin e saj të dytë më të mirë Sabino Plakun të transferuar te HamKam në Norvegji (8 gola në 17 javët e para), por do të ketë shërbimet e cmuara të kroatit Pero Pejic, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i kampionartit me 13 gola. Dinamo i dha lamtumirën zyrtarisht edhe kamerunasit Ekvalla. Shqiptari nga Maqedonia, Artim Pollozhani dhe argjentinasi Hanush do ta nisin ndeshjen nga bankina.
Gjatë sezonit të kaluar dy ekipet u ndanë në ekuilibër të plotë. Dinamo fitoi faznë e parë 3-1 në Tiranë, në të dytën ekipet u ndanë në barazim 0-0 dhe në fazën e tretë, Besa fitoi 2-0 në Kavajë.
Në 16 ndeshjet e fundit midis dy ekipeve, janë arritur 4 barazime, ndërkohë që 9 fitore u përkasin bluve të Dinamos dhe 3 fitore verdhezinjve të Besës (golat 23:15 për Dinamon).
Trajneri Agim Canaj sot zhvilloi edhe stërvitjen e fundit përpara se skuadra të grumbullohet në Golem të Durrësit, për të qenë e gatshme për të udhëtuar drejt Kavajës për sfidën e 109 midis dy ekipeve. Dinamo ka një diferencë e qartë fitoresh: 61 të tilla kundrejt 20 të Besës. 27 takime janë mbull në barazim. Golat: 178-122.

BILANCI BESA-DINAMO
108 ndeshje; 20 fitore Besa, 27 barazime, 61 fitore Dinamo. Golat: 122-178.
Faza e parë
Dinamo-Besa 0-0
STATISTIKA: 20 NDESHJET E FUNDIT
Sezoni 2007-2008
Dinamo-Besa 0-0
Sezoni 2006-2007
Besa-Dinamo 2-0
Besa-Dinamo 0-0
Dinamo-Besa 3-1
Sezoni 2005-2006
Dinamo-Besa 2-2
Besa-Dinamo 3-0
Dinamo-Besa 3-2
Besa-Dinamo 0-1
Sezoni 2003-2004
Dinamo-Besa 1-3
Besa-Dinamo 3-2
Dinamo-Besa 0-0
Besa-Dinamo 2-0
Sezoni 2002-2003
Dinamo-Besa 2-0
Besa-Dinamo 1-0
Sezoni 2000-2001
Besa-Dinamo 1-3
Dinamo-Besa 1-0
Totali: 16 ndeshje, 3 fitore Besa, 4 barazime, 9 fitore Dinamo. Golat 23:15

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›