Xhani fitoi betejen tifozet e Partizanit proteste ne FSHF
Tifozet e Partizanit nuk e kane pritur aspak mire vendimin e Federates Shqiptare te Futbollit per te njohur si drejtues te skuadres Albert Xhanin. Sipas nje ekstrakti te marre nga QKR-ja ku Xhani figuron president dhe administrator i skuadres institucioni i top-kembes ne vend ka regjistruar ekipin e kuq qe do te zbrese ne fushe ne kete sezon. Humbes ne kete beteje ka dale Paro Laci i cili u cilesua nga Gjykata e Shkalles se Pare si administrator por tashme ai eshte detyruar qe ta shkrije skuadren e krijuar paralelisht me ate te Xhanit. Vendimi i federates i marre plot 17 dite pas mbylljes se afatit te regjistrimeve dhe i shtyre per kete rast te vecante ka shkaktuar pakenaqesi te mbeshtetesit e Partizanit. Ashtu si kishin paralajmeruar ende pa u vendosur se cila skuader do te regjistrohej nje grupim prej afro 15 tifozesh eshte paraqitur perpara selise se FSHF-se duke kontestuar zgjedhjen e Xhanit. Dy prej tyre kane arritur te futen ne zyrat e federates ne te njejten kohe kur aty ndodhej edhe aksioneri Paro Laci por ata jane larguar pa krijuar incidente. Nderkohe tifozet kane bere te ditur se do te vazhdojne protestat jo vetem perpara qeverise se futbollit por edhe ne stadium. Prej dites se neserme ne sfiden qe Partizani do te luaje me Lushnjen ata kane bere te ditur se do ta kontestojne Albert Xhanin.