Suedia pushtohet nga frika e ksenofobise
Ne Suedi do te zhvillohen zgjedhjet politike qe sipas asaj qe duket ka shume mundesi qe per here te pare te hyje ne Parlament Partia Ksenofobe e Ekstremit te Djathte te Jimmie Akesson. Nje formacion qe nuk e ka ndryshuar programin kunder emigranteve. Kryeministri i qendres se djathte Fredrik Reinfeldt deklaroi Para se gjithash ekziston mundesia per krijimin e nje koalicioni mazhorance dhe ne jemi duke punuar per kete. Duhet te leme qe te vendose populli suedez. Gjithmone kemi thene se nuk duam te varemi nga nje parti populiste qe eshte edhe ksenofobe. Edhe liderja e opozites socialdemokratja Mona Sahlin shpreson qe partia e ekstremit te djathte te mos e kaloje pragun elektoral prej 4 perqindesh. Gjithmone kam qene shume e qarte mbi kete ceshtje nuk do te lejoj kurre qe ekstremi i djathte te influencoje mbi politiken suedeze. Do te me vinte shume keq qe te hynte ne Parlament sepse Suedia eshte nje nga vendet e pakte europiane ku ksenofobet nuk jane te perfaqesuar. Sondazhet favorizojne qeverine e qendres se djathte qe ka garantuar nje politike zhvillimi edhe ne vitet e krizes financiare globale. Por nje sukses i mundshem i ekstremit te djathte mund te pengoje formimin e nje mazhorance te sigurt ne Parlament. Pas Holandes dhe Belgjikes vala ksenofobe kunder emigranteve duket se do te perfshije edhe Suedine. Partia e ekstremit te djathte demokratet e Suedise mendoje te luaje rol te rendesishem nese hyn ne Parlament pasi asnje nga partite e medha nuk mendohet te fitoje shumicen per formimin e qeverise.