Betankurt Libri qe rrefen makthin tim
Kur cohem ne mengjes shpesh nuk e kuptoj se ku ndodhem dhe me duhen disa minuta per te kuptuar se nuk jam me ne xhungel dhe ne skuta por ne shtratin e shtepise sime rrefen Ingrid Betankurt qe kaloi plot 2321 dite ne duart e luftetareve kolumbiane te FARC-ut periudhe kohe gjate se ciles ajo perjetoi nje eksperience te paperseritshme duke u shnderruar edhe ne nje personazh shume te njohur per median e publikun dhe jo vetem per historine e pengmarrjes se saj.
Aktualisht ajo jeton ne qytetin e saj Paris. Vete eshte kolumbiane por e rritur ne France dhe e martuar me nje francez. Ndaj per te Franca eshte dhe ka qene gjithmone atdheu i saj i dyte pas Kolumbise. Pervoja e saj e dhimbshme eshte nje nga arsyet qe e ka bere ti copetohet zemra per situaten qe po perjetojne aktualisht romet ne France. Por kur nuk eshte ne France Ingridi gjendet ne apartamentin e se bijes ne Nju Jork. Ajo studion kinematografi. Per sa i perket Kolumbise per momentin ajo mendon se nuk ka ardhur ende casti per tu rikthyer ne vendin e saj qe njeherazi eshte edhe toka qe i ka shkaktuar shume dhimbje dhe tmerre. Ka nje kohe per te gjitha thote Ingrid e qete kur e pyesin nese ka deshire qe te rikthehet ne vendlindje. Te njejten pergjigje jep edhe kur e pyesin nese ka ndermend qe te rikthehet ne luften e saj per te fituar presidencen kolumbiane. Sa per te kujtuar lexuesin Ingridi u grabit nga banditet e FARC-ut pikerisht ndersa ishte duke kryer fushaten elektorale presidenciale si nje nga kandidatet e mundshme per postin e kreut te shtetit. Ajo nuk thote as po e as jo por duket se per te reflektimet nuk kane marre fund dhe se ka nevoje ende per kohe per te krijuar imazhin dhe vizionin e se ardhmes. Aventura e hidhur ne duart e FARC-ut ka lene gjurmet e saj dhe sigurisht qe eshte nje nga faktoret vendimtare qe do te ndikoje per marrjen e cdo lloj vendimi nga ana e Ingridit qofte per jeten personale apo edhe ate te mundshme ne arenen politike. E nderkohe pas pengmarrjes ajo nuk i ka kaluar ditet vetem duke u perpjekur te qartesoje idete apo te rimarre veten por ka shkruar nje liber nje liber te gjate me rreth 700 faqe me nje titull te huazuar nga poezia e Pablo Nerudes. Libri quhet Nuk ka heshtje te pafund. Por a ka marre fund me te vertete gjithcka e keqe per Ingridin
Ajo vete rrefen se ndihet shume me e qete se ne kohet e pengmarrjes dhe ne kohet e para te lirimit kur i duhej qe te perballej me nje sere ceshtjesh te se shkuares dhe se ardhmes. Ky liber qe kam shkruar ka qene si nje terapi per mua. Kur u ktheva ne shtepi i thashe vetes se gjeja per te cilen kisha me shume nevoje ne kushtet e mia ishte ajo e pasqyrimit nga e kaluara dhe mbi te gjitha te sistemimit te ngjarjeve te se shkuares ne driten e se ardhmes. Duhej gjithashtu qe te sistemoja edhe te gjitha marredheniet njerezore qe kisha te rigjeja familjen time dhe mbi te gjitha marredhenien me femijet. Kisha kohe qe perpiqesha qe tu flisja por ishte e pamundur qe tu thosha te gjitha gjerat qe ndieja dhe qe duhej tu kumtoja. Edhe ata nga ana e tyre e kishin te veshtire qe te riviheshin ne kontakt shpirteror me mua pas nje ndarjeje kaq te gjate dhe kaq dramatike. Libri ne kete rast ishte zgjidhja e te gjitha problemeve te mia te komunikimit dhe te lidhjes me boten dhe njerezit e mi te afert. Cdo dite nga ora 09.00 e mengjesit deri ne oren 17.00 iu futa punes per te shkruar. Nuk beja asnje nderprerje per asnje lloj arsyeje ne bote. Ndryshe ne rast se nuk do te kisha kete disipline nuk do te kisha arritur ta mbaroja kurre. Gjithcka e kam shkruar me dore. Me ndihmonte per te gjetur permasat brenda vetes. Ja cila ka qene bota ime gjate kesaj kohe qe punoja per librin. Ne dhome kam nje tryeze shkrimi mbi te cilen ndodhet nje bllok i trashe me flete nje stilolaps dhe disa kallepe cokollate per tu konsumuar gjate punes dhe oreve te gjata te kaluara mbi tryeze.
Kam shkruar ne menyre te vazhdueshme e te panderprere dhe para se tia dergoja pjeset e shkruara botuesit tim ia lexoja me pare mamase sime. Shpesh qanim dhe qeshnim te dyja. Nga janari i vitit 2009 e deri ne Krishtlindjet e atij viti kam jetuar ne kete menyre rrefen Ingridi. Libri eshte konceptuar ne formen e nje romani ne te cilin perfshihen edhe pese tentativat e Ingridit per tu arratisur nga pengmbajtesit. Ne te flitet shume edhe per miqesine jashtezakonisht te thelle me te dy shoket e burgut senatorin kolumbian Luis Eladio dhe amerikanin Marc Gonslaves. Flitet edhe per veshtiresite qe kishte me asistenten e saj Clara Rojas qe edhe pse kishte nje femije mbetet me barre pas marredhenies me nje luftetar te FARC-ut. Dhe sigurisht nje rendesi shume te madhe ne kete rrefim merr edhe rrugetimi shpirteror dhe fetar i Ingridit frika nga vdekja dhe e ardhmja e pasigurt. Te mendosh qe libri i pare qe i kam dhuruar time bije kur ajo arriti moshen e adoleshences ishte libri lsquoKonti i Monte Kristos. Nese dikur do te me kishin thene se historia e kontit do te perjetohej edhe nga une ne nje moment te caktuar te jetes sime sigurisht qe do te isha tmerruar dhe nuk do ta kisha besuar. E di qe do te kisha vrare veten para se te kaloja gjithe ate ferr dhe tmerr qe kam hequr. Dhe ja tani kam shkruar nje liber qe perben nje tentative te timen per te rrefyer historine e nje izolimi dhe vuajtjeje te gjate ne fund te se ciles per fat ndodhen gjera te mira. Por a ka menduar ndonjehere gjate ketij kalvari te gjate dhe te dhimbshem qe te vrase veten
Ne liber rrefej per muajt e fundit kur isha teresisht ne depresion dhe ne nje situate te demoralizuar e te pashprese. Ajo situate mund te quhet si nje pranim i pafjale dhe i pakusht i vdekjes si tentativa e fundit e lirise. Por per sa i perket vetevrasjes si akt te mirefillte nuk e kam menduar kurre. Ingridi ne Ameriken Latine ne momentin e kandidimit presidencial ishte simbol i politikes feministe pro mjedisit i politikes se re konstruktive dhe novatore. Si ndryshoi ajo gjate qendrimit te saj te gjate ne xhungel duke qene se nder te tjera me pare nuk ishte shume besimtare Ne nje fare menyre ose me mire ne menyren time une kam besuar gjithmone ne Zot edhe pse jo shume ne institucionet fetare te cilat shpesh dalin ne mbrojtje te ceshtjeve qe jane ne kundershtim me mendimin e shume njerezve dhe me vullnetin e tyre te lire per te vendosur per ekzistencen e tyre. Por qe kur jam liruar cdo te diel shkoj ne meshe ne kishe dhe objektet me te dashura qe i kam pasur me vete ne momentet e mia me te veshtira te viteve te pengmarrjes jane Bibla dhe rozari. Lutem shume dhe kjo nuk ka ndodhur me pare. Para kesaj Zotin e kerkoja sa here qe kisha nevoje dhe nuk kisha nje lidhje te qendrueshme e te vazhdueshme me te sikunder e kam tani. Nderkaq shoket e saj te viteve te gjata te pengmarrjes e kane rrefyer aventuren e tyre edhe ne libra te tjere qe jane publikuar tashme dhe ne keto libra e kane portretizuar Ingridin ne me te shumten e rasteve si nje grua shume te ashper dhe egoiste dhe mbi te gjitha te privilegjuar edhe ne kushtet e burgosjes. Vete Ingridi thote se nje nga gjerat me te tmerrshme qe FARC-u arriti tia dilte mbane ishte percarja qe shkaktoi te grupi i njerezve. Une nuk i kam lexuar librat sepse nuk kam dashur qe te kushtezohem nga rrefimet e tyre por a mund ta imagjinoni se cdo te thote te jetosh 24 ore pa pushim ne kushte me te renda te imagjinueshme njerezore. Per nje kohe shume te gjate ishim te lidhur njeri me tjetrin dhe si pasoje ishim te detyruar qe te gjitha nevojat personale ti kryenim ne prani te njeri-tjetrit. FARC arriti qe te nxirrte me te keqen qe kishim brenda nesh. Ingridi eshte grabitur ne nje moment kur ajo vete ishte duke kerkuar krijimin e nje dialogu mes qeverise dhe FARC-ut. A eshte penduar qe ne ate kohe beri nje kerkese te tille Ingridi rrefen se nuk eshte penduar ne asnje menyre vetem se pranon faktin se duhej qe te ishte sjelle ne menyre me te kujdesshme por eshte e bindur se cdo zgjidhje duhet qe te bazohet ne dialog dhe diplomaci. Por a do te ishte e gatshme qe ne emer te ketij ideali te takonte dhe bisedonte me shefin aktual te FARC-ut Perse per te me grabitur perseri - pergjigjet Ingridi gjysme me te qeshur. Ne liber nje vend shume te rendesishem ze edhe momenti i mberritjes se saj ne aeroportin francez kur i merr leje per te shkuar ne banje kolonelit qe po e shoqeronte dhe ai i pergjigjet se tani nuk ishte me e nevojshme qe te kerkonte leje per asnje gje. A ka thene Ingridi gjithcka ne kete liber apo ka edhe gjera qe ka preferuar ti lere ne xhungel Ajo vete thote se sigurisht ka gjera te pathena dhe se disa jane lene qellimisht jashte librit dhe te tilla do te mbeten perhere. E rendesishme eshte qe kujtimet e keqija te zevendesohen nga ato te mirat.