Humb jeten nje tifoz i Borusias
Nje tifoz i Borusias se Dortmundit humbi jeten, ne menyre tragjike, te merkuren ne mbremje, pasi ra nga nje lartesi e konsiderueshme, ne nje prej tribunave te stadiumit te Dortmundit. Mes mijera tifozeve qe mbushin shkallet e stadiumit te Borusias, e cila njihet ne Gjermani per numrin e larte te perkrahesve, djaloshi nen efektet e alkoolit kishte shkuar per te pare nga afer ndeshjen me Borusias se Dotmundit dhe Verder Bremenit. Te pyeturit pas ngjarjes, deklaruan se 20 vjecari ishte i pire. Ai nen efektet e alkoolit, eshte perpjekur te zbrese ne nje prej kolonave ndarese te stadiumit, nga ku dalin tifozet pas ndeshjes. Tifozi ra nga nje lartesi, prej shtate metrave. Pas renies ai pesoi thyerje dhe demtime ne pjese te ndryshme te trupit. Megjithese eshte transportuar menjehere drejt spitalit, ai nuk mundi dot, te mbijetonte. Pas ngjarjes, policia konfirmoi se personi i dehur kishte pesuar demtime te renda ne koke dhe ne hunde. Policia nuk ka ndaluar asnje person te dyshuar per kete ngjarje, sepse nuk ka pasur asnje te perfshire ne momentin e renies. "Behet fjale per nje aksident", - jane shprehur burme te policise nje dite pas. Gjithsesi, vdekja tragjike e tifozit ka tronditur ekipin dhe opinion sportiv ne qytetin e Dortmundit dhe ne Gjermani. Ndeshja B. Dortmund-Verder Bremen perfundoi ne favor te miqve, 1-2.