Xhavit Visoka vs Sergey Demchenko më 26 qershor

Xhavit Visoka do të zhvillojë duelin e tij më të vështirë në karrierën e tij në ringun profesionist, kur do të boksojë në kryeqytetin italian më 26 qershor. Pasi ka fituar katër duelet e tij të para në Sllovaki, 34-vjecari prishtinas që bokson në kategorinë gjysmë të rëndë është në kërkim të sfidave më të mëdha dhe këtë radhë do të ngjitet në ring përballë ukrainasit Sergey Demchenko. 27-vjecari që njihet me nofkën "Tigri" ka një bilanc të respektueshëm prej 6 fitoresh (5 me "knockout") dhe dy humbjesh në ringun profesionist. Ish-kampioni i pesëfishtë i Kosovës në boksin amator në dy duelet e fundit ka fituar me "knockout" që në sekondat e para të rundit të parë dhe konsiderohet nga mediat sllovake si boksieri më i mirë i kësaj kategorie në këtë vend.