E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: “Top-11, si një trofe për mua”

- "Gjashtë pikë? Ai është qëllimi, pasi të gjithë presin nga ne dy fitore", - u shpreh zëvendëskapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. "Fitorja në Shqipëri është e padiskutueshme. Unë mendoj se është një ndeshje e rëndësishme, pavarësisht se në vështrim të parë nuk është si ajo e Holandës, që shërben më shumë si vitrinë. Nuk duhet ta nënvleftësojmë kundërshtarin. Kemi parë disa ndeshje në kasetë dhe Luksemburgu ngjishet shumë në mbrojtje", - thotë Loriku, që shton se Shqipëria ka vetëm tri pikë në pesë ndeshje. "Është rast i bukur për të bërë nëntë pikë dhe të ngjitemi në renditje". Mesfushori i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, është përzgjedhur nga specialistët në 11-shin më të mirë të kampionatit francez, që uli siparin fundjavën e shkuar, bënte të ditur prestigjiozja sportive franceze "L'Equipe" Cana ishte një nga tre lojtarët e skuadrës marsejeze, përkrah Samir Nasrit e Mamadu Niangut, që u përzgjodhën në ekipin ideal të sezonit 2006-2007 nga "L'Equipe", në bazë të paraqitjes së tyre në kampionatin francez. Olimpiku u rendit në vendin e dytë në kampionat, duke siguruar kështu vendin në ndeshjet e grupit në Ligën e kampioneve sezonin e ardhshëm, si dhe arriti deri në finale të Kupës së Francës.

Lorik, jeni përzgjedhur nga gazeta prestigjioze sportive franceze "L'Equipe" në formacionin ideal të sezonit që porsa u mbyll. Një lajm i publikuar në shumë faqe interneti.
- Është hera e parë që përzgjidhem në 11-shin më të mirë të një kampionati dhe përbën një kënaqësi të madhe për mua, duke ditur nivelin e kampionatit dhe lojtarët që aktivizohen në kampionatin francez. Ky vlen për mua si një lloj trofeu si shpërblim i të gjitha ndeshjeve gjatë katër viteve në Ligën e parë si titullar. Sidomos sezoni që porsa u mbyll ishte i shkëlqyer në planin personal. Do të mundohem të ruaj cdo vit këtë nivel dhe përfshirjen në top-11 në Francë.
Në opinionet që përcjell media sportive franceze flitet hapur për një Lorik shumë më të pjekur, më të kujdesshëm në raport edhe kartonët e verdhë, shumë më të pakët. Së fundi siti francez football.fr, veconte më shumë te Marseja maturinë tuaj se sa shpërthimin e talentit Samir Nasri.
- Është e vërtetë. Ka shumë lojtarë që janë më të vjetër se mua në moshë dhe me më shumë vite në futboll. Me moshën time (23 vjec) ka bërë shumë ndeshje në Ligën e Parë. Ndeshje pas ndeshje kam fituar një eksperiencë më të madhe. I kam kaluar të gjitha nivelet me ekipin Kombëtar, Ligën e Kampioneve, Kupën UEFA. Bëra gati 140 ndeshje në kampionatin francez. Kjo është një përvojë që më ndihmon për të qenë një futbollist shumë më i mirë
Gjatë një interviste të dhënë për faqen zyrtare të Olimpikut të Marsejës, pohuat se u duheshin atëherë 9 fitore për të arritur në Ligën e Kampioneve. Ia arritët kësaj duke u shpallur edhe nënkampion i Francës.
- Duhet ta kishim siguruar me parë. Humbëm shumë pikë në ndeshjet e para të fazës së dytë, por gjithsesi e bëmë realitet duke i lenë pesë pikë pas ndjekësin tonë të vendit të tretë.
Në median ndërkombëtare është folur për një ripërtëritje të kontratës suaj deri në vitin 2012, pavarësisht se nuk e keni firmosur zyrtarisht atë. Disa kohë më parë u fol edhe për një kalim te Arsenali. Marseja plotësoi kushtet e tua financiare?
- Kam qenë gjithmonë i sigurt se nuk do të lëvizja nga Marseja për aq kohë sa kisha kontratë më të, por së bashku me klubin vendosëm të vazhdonim bashkëpunimin. Të gjithë mbetëm të kënaqur më kushtet dhe nuk kam asnjë arsye të largohem nga Marseja.
I ke dhënë një mbështetje të fuqishme morale sulmuesit të njohur Zhibril Sise.
- Ai po kalonte një periudhë të vështirë, pasi u kthye nga dëmtimi. Muajt janar-mars kanë qenë shumë të vështirë për të. Kishte pak dyshim te vetja dhe futej me shumë frikë në dyluftime. Tifozeria iu kthye e gjitha kundër dhe nuk mund të mos e mbështesja në ato moment të vështirë që i kalon cdo lojtar. Në muajt prill-maj ai shënoi shumë gola.
Cilat janë marrëdhëniet e tua me presidentin Pape Diouf?
- Janë shumë të mira. E njoh që para shtatë vjetësh, përpara se të vija te Marseja. Gjithsesi kjo nuk është një arsye që unë jam te Olimpiku.
Kapiten sezonin e ardhshëm?
- Nëse nuk do të rrijë Habib Beje, i cili e meriton të jetë kapiteni i Marsejës, padyshim që do të jem pasi jam zëvendëskapiteni. Unë isha kapiten në disa ndeshje. Gjithsesi të jesh kapiten te një ekip i madh si Marseja dhe për më tepër në një moshë kaq të re është dhe një kënaqësi personale për mua. Gëzoj mbështetjen e lojtarëve të skuadrës dhe dashurinë e tifozerisë. Jam shumë krenar për këtë.
Së fundi, Marseja do të jetë kampione e Francës për sezonin e ardhshëm, do ta
- Vitin e ardhshëm do të rivalizojmë deri në fund me Lionin dhe do objektivi ynë është titulli. Nuk mund të them tani nëse do t'ia arrijmë të dalim kampion por të do të luftojmë deri në fund.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›