Xhaxhai Dyshimet e mia per vrasjen e Aleksit dhe dicka per fjalet e Berishes Topallit e Arvizuse

Interviste me Mark Nika xhaxhain e Aleks Nika vrare me 21 janar 2011
Kam jetuar vite te tera komshi me Berishen. Gjithcka ka nje kufi. Po na perdhos edhe te vdekur... Topalli qesh me te vdekurit.
Ajo grua nuk di te sillet as si nene as si moter as si femer. Gjakun e Aleksit as e falim dhe as nuk do ta leme te humbase. Dyshoj se mund ta kene seleksionuar per ta vrare segmente te caktuara ne Lezhe te lidhura me pushtetin.. Dikush na provokoi edhe ne funeral.. Po presim me shpirt ne dhembe te mbaroje hetimi..
Marku ngjan si nje statuje e mbushur me dhimbje nga e cila duket se sdo nxjerresh asnje fjale. I heshtur dhe i vrare nga cfare ka ndodhur me 21 janar dhe pas tij e ka te veshtire te bindet nese duhet te flase fort apo duhet te jete i matur per te respektuar me shume kujtimin e nipit te tij djalit te vetem qe ka lene ne shtepi kater motra dhe dy vajza.
Ka disa brenga te cilat kerkon ti sqaroje. Ato kane te bejne me Aleksin me familjen Nika me Sali Berishen dhe njerezit e tij qe po rivrasin sipas tij Aleksin me mungesen e respektit per ikjen e tij. Mark Nika pranoi te flase ekskluzivisht per gazeten Shekulli rreth ketyre perjetimeve
A e dinit ku ishte Aleksi me 21 Janar.
Skam pas nevoje te pyes. E dija pa me thene as ai vete se do ishte ne Bulevard. Aleksi ishte nje socialist. Nuk ka pas nevoje te me thoshte ku ishte. E dija qe ishte ne bulevard. Nuk e dija qe nuk do te kthehej me gjalle. Dhe kjo me ben te ndjehem se jetoj kot pa asnje motiv nese drejtesia nuk vihet ne vend.
Si mesuat per vdekjen e tij
Si gjithe te tjeret. Fillimisht nga televizioni qe ishte plagosur. Pastaj pashe Prec Zogaj ne televizion qe beri thirrje per ndihme ne Spitalin Ushtarak. Duke qene se eshte nje mik i familjes sone u prekem dyfish kur dikush tentoi te shpife dhe per apelin e tij te dhimshem nga Spitali Ushtarak. Me tej si gjithe te tjeret jetuam me shpresen e paket se Aleksi do tia dilte mbane. Por nuk mundi sic e pate.
Duket qe e perjetoni shume rende ikjen e tij. A do ta keshillonit te mos vinte ne proteste me 21 janar
Aleksi nuk ishte djale qe mund ta ndalje per te shkuar ne nje proteste. Ajo ishte nje proteste e ligjshme ishte nje demonstrate e ligjshme dhe kushtetuese. Askush nuk ka tejkaluar te drejten qe ti merrej jeta. Gjithcka qe ka ndodhur me kater qytetaret e vrare dhe dhjetera te tjere te plagosur eshte antikushtetuese dhe duhet te marre denimin kapital. Askush te mos mendoje se gjaku i tyre do behet uje.
Une jam vete jurist dhe kam punuar ne administraten e larte te shtetit shqiptar. Ashtu si une dhjetera qindra juriste ne kete vend e dine mire kur mund te perdoret arma dhe po aq mire se nuk mund te merret jeta e nje njeriu te pafajshem ne bulevard per arsye politike.
Pikerisht duke ditur se jetojme ne nje shoqeri te lire dhe demokratike duke ditur te drejtat tona qytetare nuk do te kisha keshilluar te mos shkonte pasi nuk shikoja asnje rrezik nga nje demonstrate e qytetareve kunder qeverise pasi kane pare me syte e tyre se si zv.kryeministri i vendit ben pazare per miliona euro kur ne shtepite e mijera shqiptareve nuk ka as ushqim mjaftueshem.
Do te me dukej krim ta kisha keshilluar te ndalej duke e ditur qe jemi shoqeri demokratike dhe me duket krim i shumefishte tani perdhosja e vdekjes se tij nga ata qe e vrane .
A njihej Aleksi si socialist ne Lezhe.
- Po. Gjithkush qe e njihte e dinte qe ishte dhe socialist. Ishte nje qytetar normal. Kishte nje shtepi te mrekullueshme te ndertuar me pune te ndershme dhe nje biznes te vogel te qendrueshem ku kish punesuar motrat dhe familjen e vet.
Nuk ishte njeri qe vuante per buken e gojes. Nuk kishe nevoje te paguhej per te ardhur ne miting sic kerkon ta perdhose kujtimin e tij Lulezim Basha. Nuk kish nevoje per asgje pervec drejtesise per te cilen doli ne rruge.
A mendoni se eshte vrare aksidentalisht apo ka pas goditje selektive ndaj tij
Nuk e them dot me plot gojen pa perfunduar cdo hetim dhe gjykim. Por di te them se vrasja e Aleksit ndryshon paksa nga tri vrasjet e tjera. Skaneri te krijon dyshime se eshte qelluar me snajper me nje goditje selektive .
Une nuk mund te them se dikush porositi vrasjen e tij por po pres me shpirt ne dhembe te mbaroje hetimi dhe ceshtja ti kaloje gjykates. Kam nje dyshim se segmente te caktuara ne Lezhe te lidhura me pushtetin nese e kane identifikuar ne bulevard mund ta kene seleksionuar per ta vrare. Por kjo eshte e gjitha dyshim i imi. Po presim drejtesine.
-Ka pas probleme ne Lezhe Aleksi
- Jo. Aleksi nuk ka pasur asnje problem. Ai ishte nje djale qe e respektonte gjithe Lezha dhe ata qe e njihnin. Por te tjere biles nga ata qe kane hapur zjarr nga brenda gardhit te kryeministrise kane pas disa probleme ne Lezhe kane pas disa interesa financiare ne zaptime tokash dhe perdorim te pushtetit. Lus Zotin te mos bashkohen keto gjera pasi do te ishte nje krim i mafies politike.
- Kur flisni per vrasjen e Aleksit ne familje flisni per nje vrasje aksidentale apo politike
shte nje vrasje per arsye politike e urdheruar nga njerezit me te fuqishem te pushtetit. Ne zyre ka qene kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i brendshem Lulezim Basha.
Une e njoh Komandantin e Gardes Ndrea Prendin dhe kam besim se ai e di mire qe njeriu nuk vritet me duar ne xhepa ne bulevard. Ai duhet te ruaje autoritetin e tij dhe te Gardes jo duke fshehur gardistet por duke deshmuar para drejtesise kush i urdheroi.
Garda por dhe cdo formacion tjeter ushtarak e ka te ndaluar te perdore armen ne publik. Ne pame ne kamera police qe gjuanin tek piramida jashte kryeministrise. Ne pame police qe qellonin drejt mbi turmen. Ligji per perdorimin e armeve u shkel publikisht para syve te miliona shqiptareve. Dhe kjo per nje arsye te thjeshte.
Disa nga ata qe kane vrare shihet qarte qe jane militante qe mbrojne pasurite dhe pushtetin e tyre te dyshimte. Ndaj ne duam te dime kush dha urdher. Ne e duam kete pergjigje. Po presim ne qetesi por jo aq te qete. Po presim ne gjakftohtesi por jo aq te ftohte. Po presim nje fjale nga drejtesia.
Po presim nje shenje. Dicka duhet te na thone. Lus Zotin te mos vazhdojne me disa fytyra te urryera politike te vazhdojne e te thone se ishin rrugace kokepalare dhe bandite. Lus Zotin per femijet e tyre jo per ata te Aleksit se ata ngelen pa babe. Te gjithe duhet ta kuptojne se ne nuk mund te leme te rivrasin ata qe i vrane. Nje here i vrane tinezisht me plumb dhe tash po i vrasin perdite me fjale. Duhet ta dijne se jemi gjalle.
E keni fjalen per fjalorin e kryeministrit
Edhe per fjalet e tij. Une e njoh ate. Kam jetuar vite te tera komshi me te. Ai po na e vret djalin per se dyti. Une besoj se ai me njeh. Nese do ti kishte ndodhur ajo qe i ndodhi Aleksit djalit te tij ne nuk do silleshim ashtu si po sillet ai me djalin tone. Nuk do ta fyenim nuk do ta perdhosnim por do ta respektonim dhe do ta ngushellonim.
Ai po thote gjera te renda. Po thote se vrame 3 apo 4 por mund te vrisnim dhe 300 se ishte puc. Pastaj terhiqet nga fjala puc. Pastaj fyen perseri te vdekurit. Ka nje kufi. Nuk ka vetem ai femije ka pas dhe Aleksi. Nuk ka vetem ai mbesa kam dhe une qe tani i kam jetime per shkak te tij.
Ai smund te na perdhose edhe te vdekur. shte mire ti hape rruge drejtesise pasi e drejta vonon por nuk harron. Dikush do ta vendose ate. Ne duam ta vendosin gjykatat e lira. Nese Berisha kerkon rruge te tjera keq per ate. Desha tu them dy fjale dhe atyre te tjereve rrotull tij.
Nese do tu kishte ndodhur atyre kjo fatkeqesi edhe sikur viktima te kish faj ne do te shkonim ti ngushellonim dhe nuk do te qeshnim si Jozefina nuk do fyenim gjakun e tyre. Ajo nuk di te sillet as si nene as si moter as si femer. Desha ti them Sokol Olldashit se Aleksi nuk kish nevoje te punesohej ne polici bashkiake se kishte biznesin e tij ku mund te merrte dhe Olldashin polic kur te ike nga pushteti me kusht qe te mos pinte me.
Ata u sollen si shtaze me vdekjen e Aleksit. Tentuan te prishnin me lidhjet e tyre te pista dhe funeralin e Aleksit. Kesaj nuk ja arriten por tradhtuan veten se kane gisht tek kjo plage qe na kane hap..
Kane tentuar tju prishin funeralin
-Po. Kane manipuluar me nje njeri te tyre te sjelle aty me kamere amatore per te inskenuar dicka te turpshme. Nuk ia arriten. Ne e falenderojme nga zemra Edi Ramen dhe ata qe respektuan kujtimin e Aleksit. Motrat e Aleksit dhe babai i tij kane shprehur falenderimet publikisht te nesermen e varrimit. Ata qe sajuan skenen u fshehen si minj dhe mbyllen telefonat qe ate dite. Por ne na kane rendu pasi kane dash te na perdorin edhe pasi na vrane. Edi Rama do te jete pjese e familjes sone pasi respektoi ate qe beri Aleksi. Nga te tjeret pres drejtesi. Pres te mos pengojne zbardhjen e krimit.
-Meqe hyme te politika a shikoni rrezik qe politika dhe diplomacia te nderhyje ne hetim
Po shikojme qe ka presione. Ka disa here dhe deklarata qe te bejne pesimiste. Pashe dhe ambasadorin amerikan ne krah te nje kryepolici duke e lavderuar per profesionalizem. Une nuk e di cprofesionalizem ishte ai por di te them se ata shkelen cdo ligj dhe vrane kater njerez te pafajshem.
Une di qe ne SHBA e kane te shenjte ligjin.. As deklaratat e tij per te bere barazim situaten e demonstruesve me gjakun e derdhur nga pushteti nuk me duken normale por kjo eshte pune e tij.
Nuk mund te vihet ne plan te pare shkelja e ligjit mbi tubimin dhe te lihet ne harrese terrori shteteror qe derdhi gjak. Por thashe kjo eshte pune e atij zoterise. Ne fund te fundit djalin tone nuk e vrau ai por pushteti im dhe une ja kerkoj qeverise shqiptare drejtesine ose gjakun.
Gjakun e Aleksit as e falim dhe as nuk do ta leme te humbase. Ne ja kerkojme shtetit tone. Ne presim qe ate te zbardhe Prokuroria. Frika e atyre qe kane vrare nuk e mund dot drejtesine dhe as qe na frikeson dot ne qe kemi mbetur gjalle. Dikush do ta vere ne vend drejtesine.