Ermelinda Meksi Letra e ministres se Integrimit pa asnje vlere

TIRAN - Ministrja e Integrimit i nisi dje Partise Socialiste permes nje letre kerkesen per te bashkepunuar per plotesimin e rekomandimeve te Komisionit Europian per Shqiperine. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i kerkoi kryetares se Komisionit Parlamentar per Integrimin Europian Ermelinda Meksit qe te punojne se bashku per monitorimin e ketyre prioriteteve.
Ne funksion te mbarevajtjes se zbatimit te ketij Plan Veprimi dhe ne permbushje te detyrave tona te perbashketa institucionale ne kuader te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Europian po iu percjell Planin e Veprimit per plotesimin e rekomandimeve te Opinionit te Komisionit Evropian per Shqiperine.
Jam e bindur se dhe ju besoni se Integrimi Evropian i Shqiperise kapercen axhendat partiake dhe jam e sigurt se bashkerendimi i perpjekjeve tona te perbashketa eshte i domosdoshem per te pershpejtuar kete proces -shkruan ne letren e saj Majlinda Bregu.
E kontaktuar nga gazeta Shekulli kryetarja e Komisionit te Integrimit ne Kuvendin e Shqiperise Ermelinda Meksi shpjegoi se ne fund te vitit te kaluar Partia Socialiste kerkoi nje mocion per te debatuar ne parlament dokumentin e KE-se per Shqiperine ku ishte refuzuar kerkesa per statusin e vendit kandidat duke propozuar dhe nje rezolute ku PS adresonte 12 ceshtjet e ngritura nga KE per Shqiperine. Kjo ishte nje qasje shume europiane e opozites ne menyre qe te kapej koha e humbur.
Por sipas PS-se kerkohej qe PD te kishte vullnet per te pranuar me sinqeritet e pergjegjesi qe te punonte me opoziten per plotesimin e ceshtjeve te kerkuara nga KE-tha Meksi. Ajo sqaroi se seanca e fundit e sesionit parlamentar te 2010-es u mbyll me tensione pa kompromis dhe me nje rezolute formale nga mazhoranca. Sipas saj tashme opinioni publik vendas dhe i huaj eshte i njohur me standardin e debatit ne Parlamentin shqiptar edhe per ceshtjet e integrimit.
Deputetja socialiste solli ne vemendje se debati i fundit ne dhjetor u kthye ne nje arene perplasjesh ne kushtet e mungeses se etikes dhe kultures politike te bashkepunimit nga ana e mazhorances te fyerjeve per opoziten duke e prezantuar perpara syve te opinionit publik demokracine shqiptare si autokraci.
Ne keto kushte me keqardhje me duhet te pranoj se letra e Bregut apo ftesa ne fjale eshte ne kuadrin e demagogjise dhe si e tille mbetet nje cope letre pa vlere. Bashkepunimi serioz aq i domosdoshem per ceshtjet e integrimit eshte jetik ne radhe te pare per fatet e demokracise ne Shqiperi -vleresoi Ermelinda Meksi. Sipas saj vendi kerkon pergjegjesi e seriozitet nga mazhoranca dhe jo letra standardi i te cilave i kujton dhimbshem debatin e dhjetorit te vitit te kaluar qe u zhvillua para syve te te gjitheve dhe te cilen e ka pare tashme edhe Bashkimi Europian.
Bregu leter opozites Te bashkepunojme ne rrugen drejt BE
TIRANE- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i eshte drejtuar sot opozites me nje leter ku i kerkon asaj bashkepunim me qellim permbushjen e 12 rekomandimeve te BE-se ne rrugen drejt anetaresimit. Letra e cila mban daten e sotme 16/02/2001 i drejtohet Kryetares se komisionit parlamentar te integrimit Ermelinda Meksi.
Letra e Bregut drejtuar opozites ka si objekt Mbi planin e veprimit per plotesimin e rekomandimeve te opinionit te Komisionit Europian per Shqiperine.
Jam e bindur se dhe ju besoni se Integrimi Europian i Shqiperise kapercen axhendat partiake dhe jam e sigurte se bashkerendimi i perpjekjeve te perbashketa eshte i domosdoshem per te pershpejtuar kete proces.- shkruhet ne leter
Bregu kujton opinionin e Keshillit te Evropes per Shqiperine ndersa fton opoziten qe te punoje sebashku me mazhorancen per monitorimin e zbatimit te prioriteteve te vena nga Bashkimi Evropian.