Xhaxho: Autori i 9-vjeçarit, nuk ishte njeri problematik!
Pas ngjarjes tragjike ndodhur dje në Berat ku një fëmijë 9-vjecar gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes së marrë nga Hysen Sulkaj, i cili nga hetimet rezultoi i sëmurë mendor, për Radio Televizion “Ora News”, Flutura Xhaxho, nëna e shokut të viktimës deklaron se Endrit Ndreka ishte duke luajtur mbi një karrocë ndersa e ka gjendur të pajetë.
Ajo risjell të gjithë detajet e kësaj tragjedie, duke theksuar se autori i këtij krimi nuk ishte njeri problematik më parë.
Viktima, E.Ndreka 9 vjeç, nga fshati Luar i rrethit të Fierit, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve që ka marrë nga Hysen Sulkaj nga Donofrosa, komuna Cukallat, i cili nga hetimet e para rezulton i sëmurë mendor.
Vogëlushi gjendej tek të afërmit e tij në Donofrosë kur u bë pre i dhunës së egër të të sëmurit mendor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 të ditës së mërkurë, ndërsa është dërguar në spitalin rajonal të Fierit rreth orës 17.00, por në gjendje të vdekur. Sipas deklaratave të fëmijëve të cilët luanin me vogëlushin, autor i krimit ka patur një moment acarimi me familjarët e tij, pasi njihej si i sëmurë mendor dhe sapo ka dalë nga banesa e tij dhe është përballur me grumbullin e fëmijëve që luanin në shoqërine e njëri-tjetrit, ai ka qëlluar mbi njërin prej tyre duke e lënë të vdekur në vend.