Flakët përfshijnë bodrumin e një pallati shumëkatësh
TIRANË- Një zjarr i madh ka rënë në budrumin e një pallati shumëkatësh, duke krijuar panik tëk banorët si dhe shkatërrimin e një qendre biznesi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kavajës në kryeqytet.
Shkak i zjarrit mësohet të ketë qenë shkëndija nga një xhenerator, i cili ndodhej në bodrumin e pallatit.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur 3 zjarrëfikëse për të vënë në kontroll flakët .
Shefi i zjarrfikësve Dilaver Laci njofton se zjarri është vënë në kontroll dhe është drejt shuarjes.
Ndërkohë Laci i cili ndodhet në vendgjarje bën me dije se nuk ka të lënduar nga banorët e pallatit, por vetëm dëme materiale.
(e.m/BalkanWeb)