Rama: Marrëveshje me PBDNJ, për fitoren e të majtëve në zgjedhje
TIRANË- Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka nënshkruar një marrëveshje të posacme bashkëpunimi me PBDNJ-në e Vangjel Dules me qëllim bashkëpunimin për zgjedhjet vendore.
Sipas Ramës kjo ishte një marrëveshje që plotëson objektivin e forcave të majta, atë të fitores në zgjedhjet e 8 Majit, për të mposhtuar regjimin e Berishës, sic tha ai.
“Jemi këtu për të deklaruar realizimin e një marrëveshje të posacme zgjedhore, e cila bëhet pjesë e rrugës sonë për t’u dhënë qytetarëve, zgjedhësve në 8 Maj mundësinë për të zgjedhur më të mirën. Marrëveshje për bashkëpumim të posacëm, në funksion të një Shqipërie Europiane. Fitrorja e 8 Majit është objektivi i forcave të majta, ndaj qeverisë që e ktheu qeverisjen në regjim”,- tha kryesocialisti.
Të njëjtën gjë deklaroi edhe vetë kreu i PBDNJ-së Dule, sipas të cilit kjo marrëveshje është në vazhdë të bashkëpunimit disa vjecar mes forcave të majta. Kjo marrëveshje konsiston në mbështetjen e kandidatëve të Aleancës për të Ardhmen nga ana e PBDNJ-së dhe anasjelltas, sipas Dules.
“Jemi sot në finalizim të një marrëveshje me PS dhe Aleancën për të Ardhmen bashkëpunojmë për sa i përke zgjedhjeve vendore. PBDNJ mbështet kandidaturat e Aleancës për të Ardhmen, dhe anasjelltas për të maksimalizuar forcat”,- tha më tej Dule.
Vetëm në Bashkinë e Himarës, PBDNJ do të garojë përsëri me Vasil Bollanon, ndërsa kandidatura e Aleancës për të Ardhmen është Gjergji Goro. Himara është e vetmja Bashki ku PBDNJ nuk mbështet të njëjtin kandidat me forcat e tjera të majta.
(m.a/BalkanWeb)