Vdekja e 11 vjecarit Apeli: Izoloni të sëmurët mendorë
FIER- Është përcjellur për në banesën e fundit 11 vjecari nga fshati Luar i Roskovecit i cili humbi jetën tragjikisht teksa u godit me mjete te forta nga një i sëmurë mendor.
Vogëlushi ndodhej me prindërit e tij tek gjyshi në fshatin Donofrosë të komunës Kutalli në Berat. Teksa ka qenë duke luajtur në një rrugicë me bashkëmoshatar, 11-vjeçari është bërë objekt i dhunës fizike (goditje me shkelma e shuplaka) nga i sëmuri mendor, 18-vjeçari Hysen M., banor i fshatit Donofrosë.
E ndërsa i japin lamtumirën fëmijës së tyre, familjarët bëjnë fajtor shtetin i cili lë të lirë këta persona që janë të rrezikshëm për shoqërinë dhe bën apel që të sëmurët mendorë të mbahen të izoluar, nën kujdesin mjekësor në mënyrë që historia e nipit të tij të mos përsëritet.
“Unë bëj një apel, që për këta fëmijë që janë të rrezikshëm, shteti e doktorët duhet të marrin masa. Të mos shikojnë xhepat e të marrin lekë, dhe ti lënë të lirë, e të jenë të rrezikshëm fëmijët e tjerë. Sot ishte nipcja im, nesër do jetë një fëmijë tjetër. Si do vejë. Shteti ti mbajë të izoluar dhe të mos i lërë në gjëndje të lirë pasi janë të rrezikshëm për shoqërinë.”- tregon daja i 11 vjecarit, Tofik Xhaxho.
“Mjekësia nuk duhet ti nxjerrë nga spitali këta të sëmurë. Pavarësisht se unë e kam evlad, dhe dua ta nxjerr, por këta njerëz janë të rrezikshëm për shoqërinë.
Sot vrau fëmijën, nesër do vrasë një tjetër”- deklaroi për NEWS24 një tjetër famijlar.
Babai u autorit të krimit ka pranuar se djali i tij është me kartelë e mjekohet rregullisht në spitalin psikiatrik të Vlorës, cka është konfirmuar zyrtarisht dhe nga byrimet zyrtare. 18 vjecari u arestua 4 orë pas krimit në periferi të fshatit.
(s.g/BalkanWeb)