Xhei-Z do një fëmijë nga Bejonse
Reperi Xhei-Z është martuar me Bejonse Knoulis që nga fillimi i vitit 2008 dhe shpreson që shumë shpejt ajo ta bëjë baba. “Shumica e personave në mbarë botën dëshirojnë që një ditë të kënë një familje. Unë bëj pjesë tek normaliteti”,- tha këngëtari.
Kohët e fundit Xhei-Z është nderuar me çmimin “Global Leadership Awards Gala” në Nju Jork, pasi shkoi në Afrikë për t’i çuar ujë dhe rroba fëmijëve. “Kam shkuar në Angola dhe u bëra pjesë aktive e një projekti në ndihmë të fëmijëve – ka shpjeguar – edhe në të kaluarën kisha bërë bamirësi, duke kryqëzuar gishtat që paratë të shkonin në destinancion. Këtë radhë doja të isha vetë aty të prekja me dorë pompat e ujit, të shihja lumturinë në fytyrat e fëmijëve”. Ai dhe e shoqja, nuk mendojnë të adoptojnë një fëmijë siç ka ndodhur me Madonën dhe Anxhelina Zholinë. Fëmijët shpreson t’ia sjellë në jetë Bejonse...
4 Tetor 2008