E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tina Tërner, në skenë pas 8 vjetësh



Më 26 nëntor do të mbushë 69 vjeç megjithatë në skenën e Kansas Sitit (Misouri) tregoi se ishte akoma një luaneshë plot energji për të kënduar. Tina Tërner i ka mbërthyer fansat në këtë turne të nisur pas një periudhe të gjatë. Por pse u rikthye në skenë?
“Sofia Loren më tha: Ke një dhunti dhe është mëkat të mos e përdorësh – është shprehur Tërner. – Ndihem në formë!”. Për ta bindur yllin e muzikës të kthehej në skenë Sofia Loren ka bërë të pamundurën: “ Një ditë u takuam dhe më tha “Tina! Zoti të ka dhënë talentin, një talent të jashtëzakonshëm. Pse nuk i kthehesh punës? Kë një përgjegjësi ndaj të gjithëve. Në atë moment kuptova vërtet se kisha një dhunti të veçantë. Ja pse italianët punojnë gjithmonë e më shumë”. “Mes motiveve për të cilat u riktheva është edhe fakti që aftësitë e mia të shuheshin që në këtë moshë. Ky ishte momenti më i përshtatshëm. Ndihem në formë të mrekullueshme!”. Që në çastet e para që u ngjit në skenë, fansat mbetën të mahnitur nga këmbët dhe fiziku si prej 20 vjeçareje. Koreografi i këtij spektakli ishte Toni Basil dhe skena u krijua nga arkitekti britanik Mark Fisher që ka bashkëpunuar për U2, Pink Floid dhe Rolling Stouns. “E kam filluar karrierën time kur isha 20 vjeç – ka sqaruar interpretuesja e “The Best”. Duket të them që gjatë kësaj kohe që kam qëndruar në shtëpi nuk e kam ndier në asnjë momënt mungesën e shtypit e cila gjithmonë më ka përndjekur, gjatë gjithë jetës sime”.

4 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›