E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modelet e këpucëve për stinën e vjeshtës



Ardhja e vjeshtës sjell me vete edhe garderobën e saj. Këtë vjeshtë këpucët bëhen më të çuditshme se kurrë, me forma që të kujtojnë nallanet hollandeze. Takat janë të larta dhe të trasha, ndërsa përsa i përket ngjyrave mbizotëron e zeza. Tek të gjitha modelet e këpucëve të propozuara nga stilistët vihet re maja ëmbëlsisht e rrumbullakët e tyre deri diku në formë vezake. Arti nën këmbë. Ky është modeli i ri i këpucëve i stilistit anglez John Galliano që është prezantuar para pak ditësh në sfilatën e modës që u zhvillua në Paris. Në vend të takave ai ka vendosur një statujë që kujton hyjnitë antike. Takat janë të larta dhe të trasha, ndërsa përsa i përket ngjyrave mbizotëron e zeza.
Ngjyra e zezë
Ndonëse e zeza është një ngjyrë klasike, ajo nuk del kurrë nga moda. Të gjithë kemi veshje të zeza në dollapin tonë dhe sipas stilistëve, kjo vjeshtë është momenti i duhur për ti nxjerrë, për t’i hequr “pluhurin” dhe për ti veshur. Gjithnjë e më shumë njerëzit po bëhen të ndërgjegjshëm, që një imazh i mirë, transmeton tek të tjerët sukses dhe siguri. Disa rregulla bazë dhe pak fantazi janë elementët e duhur për të qenë gjithnjë e paraqitshme. Për të pasur një pamje perfekte, çdo njeri duhet të bëjë fillimisht një vlerësim real të vetes dhe të vishet me veshjen e duhur,
e përshtatur kjo dhe në tendencat e modës. Këtë sezon nga të gjithë stilistët pranohet se është ngjyra e zezë ajo që do të mbizotërojë në veshjen e shqiptarëve. Kjo gjë vjen dhe në përshtatje me modën e vendeve të tjera të lidera në botën e modës, si Parisi, Londra apo Milanoja, të cilat këshillojnë ngjyrën e zezë.
Dimri 2008-2009
Dimri 2008-2009 ndoshta do të shndërrohet në sezonin më klasik për sa i përket veshjeve, pasi ngjyra e zezë konsiderohet mbretëresha e klasit. Të gjithë ata që kanë dëshirë që të jenë në koherencë me modën ndërkombëtare duhet patjetër të përfshijnë në gardërobën e tyre ngjyrën e zezë. Kryesuese e gardërobës së grave në karrierë, janë kostumet serioze të ndërthurur me materiale cilësore, si dhe me modele të kohës. Firmat, të cilave mund t‘u besosh krijim e stilit individual janë të shumta në numër. Mjafton të shikosh modelet e tyre paraardhëse për të vendosur nëse stili i tyre përshtatet me atë individual. “Givenchy”, “Chloe”, “Balenciaga” ose “Burrbery” janë disa nga firmat që u përshtaten zonjave të hekurta, duke qenë se ofrojnë modele serioze, por edhe të kohës, ndërthurur me elementin klasik, i cili duhet të jetë gjithmonë i pranishëm.
Kombinimi
E njëjta gjë vlen jo vetëm për kostumet me pantallona apo me fund, por edhe për aksesorët ndihmës: si çantat, të cilat duhet të kombinohen me ngjyrën e këpucëve,
stolitë e deri te krehja e flokëve, e cila duhet të përshtatet me veshjen. Mbizotërimi i toneve të errëta, pothuajse krejtësisht e zezë vlen dhe për meshkujt. Pak prekje ngjyrash ekscentrike dhe të metalizuara. Kështu do të paraqitet burri i kësaj vjeshte, që është protagonist i materialeve të teknologjisë së lartë, të përdorura si për veshjet e ditës, por edhe për ato të mbrëmjes. Ndërsa stilistët shqiptarë janë tani në kulmin e punës, për krijimin e veshjeve të kësaj fundstine dhe përgatiten për
dimrin, më të mëdhenjtë e stilistëve të botës po përgatiten për evenimentin më të madh botëror titulluar “Java e modës”. Stilistja e njohur shqiptare, Mirela Nurçe, pritet
të marrë pjesë në këtë eveniment, që do të organizohet në New York, SHBA, në shkurt të vitit 2009.

4 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›