E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Mendes, hajdute, nudo dhe seksi



Kanë dalë në internet imazhet e para të filmit “The Spirit” e producentit, Frank Miller. Është Eva Mendes protagonistja e filmit ajo që ka tërhequr vëmendjen e shikuesve. Ylli, që në film luan rolin e një hajduteje, Sand Saref, shfaqet nudo duke treguar një fundshpinë fantastike. E frymëzuar nga revista e dizenjuar e Uill Eisner, “The Spirit – Qyteti im ulëret”, filmi tregon historinë e një ish polici (Gabriel Mact) që rikthehet në mënyrë të mistershme nga vdekja i mishëruar si The Spirit, për të luftuar krimin në Central City. Armiku i tij Octopus (Samuel L. Xhekson) ka një tjetër projekt, të zhdukë qytetin dhe të realizojë ëndërrën e tij për tu bërë i pavdekshëm. The Spirit, përfshihet në një luftë të pamëshirshme për të mundur llumin e qyteti. Ndërkohë, heroi jonë i maskuar gjendet mes një grupi vajzash shumë të bukura që kanë për qëllim, ta bëjnë për vete, ta duan, ta vrasin. Përkrah tij shohim Ellen Dolan (Sarah Paulson) vajzën e derës përballë, Silken Flos (Skarlet Xhohnson), sekretaren inteligjente, Plaster of Paris (Paz Vega), balerina franceze, një vrasëse e night club-eve, Lorelei (Jaime King), sirena fantazëm, Morgenstern (Stana Katic), një police e re dhe sexy. Pastaj sigurisht është Sand Saref (Eva Mendes), hajdutja e bizhuterive. Është ajo dashuria e tij e vetme dhe e vërtetë që tashmë është kthyer në një grua të pashpirt dhe pa skrupuj. Do t’ia arrijë heroi ta rikthejë si ka qënë, para se ajo ta vrasë…?

Kethrin Zeta Xhons me pamje të lodhur

Është faji i grimierit apo Kethrin Zeta Xhons po fillon të ndjejë se nuk është më e re? Gjatë një evenimenti mondan të organizuar nga Shtetet e Bashkuara, aktorja është prezantuar përkrah bashkëshortit Majkëll Dagllas me një lëkurë të irrituar. Menjeherë filluan thashethemet: Ishte faji i grimit? E konsideruar si një nga gratë më të bukura në botë duket se tashmë versioni origjinal nuk ekziston më pa përfshirë edhe një truk të rënduar për mbulimin e parregullsive. Kjo pamje e aktores ka zhgënjyer fansat e saj. Disa ia kanë vënë fajin trukut, disa vetë kushteve dhe moshës, dhe disa lodhjes. Dikush megjithatë e ka cilësuar aktoren si viktimë të një grimieri të dehur. Për të zbuluar të vërtetën nuk na mbetet veçse të presim daljen e ardhshme të Kethrin e cila i ka zhgënjyer të gjithë.

4 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›