Xhejmbërs: Kam pirë 300 kokteje dopingu
"Kam pirë 300 lloje ‘kokteje‘ dopingu. Pas palestrës, injektoja gjithmonë një dozë insuline në stomak. Nuk më kanë kapur asnjëherë, përveçse në një rast". Sprintieri britanik, Duejn Xhejmbërs, ka rrëfyer gjithçka për karrierën sportive, në autobiografinë "Race against me". Ai tregon sesi në vitin 2002, kur fitoi medaljen e artë në 100 metra, në Kampionatin Evropian, ka kaluar pa probleme dhjetë kontrolle antidoping, pavarësisht se kishte përdorur substanca të ndaluara.