E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagosen 3 persona, policia arreston autorin

TIRANE – Në orët e vona në kryeqytet janë plagosur tre persona pjestarë të një familje rome. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës Bajram Curri në Tiranë.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur si efekt i rrëmbimit të vajzës së autorit të krimit, Ylli Elmazi, nga djali i familjes Hasani. Ylli Elmazi gjithashtu pjestarë i komunitetit rom, ka plagosur prindërit e të riut, Fatmir dhe Hanife Hasanin, dhe dhëndrin 28 vjecar të familjes Hasani, Ervin Tademin.

Të plagosurit janë transportuar menjehrë drejt Spitalit Ushtarak, ku gjenden jashtë rrezikut Ervin Tademi dhe Fatmir Hasani, ndërsa Hanife Hasani është në gjendje të rëndë në reanimacion.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›