E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet me thikë një person, arrestohet autori

TIRANE – Një person është goditur për vdekje me thikë sot në kryeqytet. Sipas policisë, 33 vjecari Artan Këllezi është vrarë për motive banale.

Artan Këllezi u transportua në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak, ku humbi jetën prej plagëve të rënda.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pikë bastesh në periferi të Tiranës, në zonën pranë Kodrës së Priftit.

Autori i vrasjes, Siljan Korabi, u largua nga vend ngjarja me një makinë me targa të huaja, prej të cilës polica arriti ta identifikonte dhe më pas arrestonte vrasësin.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›