Banka Qendrore pritet të analizojë stabilitetin financiar
Burime zyrtare nga institucioni qendror bankar bëjnë të ditur se, gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet edhe projektrregullorja "Për administrimin e rrezikut të likuiditetit", si dhe ajo "Për regjimin e hyrje - daljeve në objektet e Bankës së Shqipërisë".
Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës pritet të analizojnë edhe projektin "Për një ndryshim në fondin numizmatik për kartëmonedha dhe monedha metalike të shtypura për qëllime numizmatike", si dhe do të marrin në shqyrtim informacionin "Për inspektimet e kryera në banka gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2009".
Në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.
Kjo lëvizje është vazhdim i politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2009, politikë e cila ka synuar përcjelljen e stimujve të kontrolluar monetarë dhe ruajtjen e pritjeve inflacioniste afër nivelit të synuar prej saj.