E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelozia e tepert e shnderron ne vrases

"I verbuar" nga xhelozia, nje 42-vjecar shqiptar, emigrant ne Itali, dyshohet se ka vrare nje burre te moshuar grek, djalin e te cilit, e shihte si fajtor per cnderim te se shoqes. Ngjarja eshte raportuar dje nga mediat greke dhe ka ndodhur ne rrugen "Dhrosini" 28 te Athines. Policia tha se emigranti e theri me thike 81-vjecarin fqinje, duke i marre jeten me dhjete plage qe i shkaktoi.

Krimi ka ndodhur dy dite me pare. Emigranti, nje punetor ndertimi, emri i te cilit nuk u publikua, kohe me pare kishte punuar bashke me 81-vjecarin qe pardje i mori jeten ne menyre te frikshme. Deri se fundi, marredheniet e tyre ishin shume te mira, madje shtepine me qira e mori perballe tij. Problemet nisen kur 42-vjecari u fiksua pas idese se e shoqja kishte krijuar nje lidhje jashtemartesore. Ndaj mes ciftit sherri nuk po ndahej. Per kete shqetesim, shqiptari kishte folur dhe me 81-vjecarin e djalin e tij 50-vjecar. Ky i fundit, punonjes i nje banke, tregoi ne polici, se e kishte keshilluar emigrantin te pajtonte nje detektiv per te mesuar te verteten mbi "tradhtine". Pak jave me pare, befas, emigranti i eshte hakerryer djalit te te moshuarit, duke i thene se ishte ai dashnori i te shoqes. Situata u acarua aq shume, sa 81-vjecari e detyroi te birin qe te largohej nga Athina dhe e strehoi ne Kiato. Ditet e fundit, 42-vjecari kembengulte te fliste me 50-vjecarin bankier, por ai vinte fshehurazi ne Athine per te takuar te atin. Pardje, ne 09:30, emigranti ka shkuar ne banesen perballe dhe pasi i ka rikujtuar plakut se i biri ishte dashnor i gruas se tij, e goditi dhjete here me thike, duke e lene te vdekur ne vend.

Menjehere pas aktit vrases, emigranti shqiptar eshte kthyer ne banesen e vet. Atje, ai i ka telefonuar grekut qe e akuzonte se abuzonte me te shoqen: "Nuk erdhe qe te flasim. Tani eja te marresh tet ate". Pak minuta me vone, 42-vjecari eshte paraqitur ne rajonin me te afert te policise, ku eshte dorezuar, duke pranuar krimin. ed.ku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›