Prokuroria: Nen hetim firmat e kromit
Prokuroria e Pergjithshme merr nen hetim firmat private qe shfrytezojne minierat ne zonen e Bulqizes, Burrelit dhe Mirdites. Pas aksidenteve te fundit, ku kane mbetur te vdekur 13 minatore neper galeri, zyrtare te institucionit qendror te akuzes kane vendosur te veprojne. Pak dite me pare, ishte ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, qe kerkonte ndihme, pasi firmat private qe shfrytezonin kromin nuk i ishin bindur urdhrit per pezullim te punimeve, i leshuar me teper se nje muaj me pare. Po dje, Ruli ka nisur nje urdher tjeter, ku thuhej se subjekteve, qe do u vdiste nje minator ne pune, u hiqej licenca. Dy dite me pare, humbi jeten edhe minatori Mehmet Rama, ne nje nga galerite e Martaneshit, zona e Batres dhe shkak ishte mungesa e kushteve te sigurise, pasi nje shkemb i ra mbi koke, duke e lene te vdekur. Dje eshte bere dhe ceremonia mortore, ku kane marre pjese qindra kolege e te aferm. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme bene me dije per gazeten se, "kemi nisur hetimet ne baze te dokumentacionit te dorezuar nga Ministria e Ekonomise dhe raportit te inspektoreve". Pritet veprimi dhe ndeshkimi i te pakten 6 subjekteve private, qe kane thyer urdhrat, pervec heqjes se licences. "Verifikimet mbi keto ceshtje kane marre shkas nga kerkesa zyrtare e depozituar para kater ditesh prane Prokurorise se Pergjithshme nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes (METE), e cila kerkoi bashkepunim ne hetimin e tyre", thane zyrtare te organit qendror te akuzes. Kerkesa per nje hetim te tille vjen pas aksidentit javen e kaluar ne minieren e kromit ne Bulqize, ku si pasoje e shembjes se nje masivi kromi humbi jeten nje minator, ndersa u plagosen tre te tjere. Grupi i Inspektim-Minierave, gjate inspektimit te kesaj ngjarjeje, doli ne konkluzionin se aksidenti ndodhi per shkak te mosrespektimit te masave te sigurimit teknik. Nga kjo ministri u firmos edhe heqja e licences per nje subjekt privat qe operonte ne kete fushe. Nderkohe policia e Bulqizes ka marre ne pyetje administratoret dhe shefat e sigurise se minieres private ne Bater, ku ndodhi aksidenti tragjik qe i mori jeten minatorit 56-vjecar Mehmet Rama. Minatori ishte duke kontrolluar me leve tavanin e galerise ku do te punonte, ne ate qe minatoret e quajne front steril, kur masa e kromit e ka zene nen vete.
A.Cena/A.Ndoja
A.Cena/A.Ndoja