E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Te prishen kontratat me firmat spekulante

Vdekja e minatorit Mehmet Rama eshte ne vazhden e vdekjeve te paralajmeruara. Nga dje, nje familje humbi kryefamiljarin dhe femijet nuk e kane me babane e tyre. Ne emer te Partise Socialiste i shprehu ngushellimet e sinqerta familjes se te ndjerit, Mehmet Rama, i cili humbi jeten ne minieren e Bulqizes. Nensekretari per programin ne PS, Ilir Beqja, u shpreh dje se "qeveria eshte pergjegjese per situaten e rende te krijuar ne minierat e Bulqizes dhe Batres, ku cdo muaj humb jeten nje minator. Ministria perkatese duhet te kishte marre me kohe pergjegjesite politike. Nuk mund te vazhdohet me konkluzionet cinike qe fajtor ishte minatori". Sipas tij, situata eshte tejet kritike ne keto miniera, ndaj duhen marre masa radikale per te mbyllur shpellat e vdekjes, derisa te garantohet jeta e atyre qe punojne ne keto galeri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›