E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahu gjyqtarin, kerkese ne Kuvend per imunitetin e Paturrit

Deputeti republikan, Hajrullah Paturri, rrezikon te mbetet pa imunitet. Prokuroria e Pergjithshme ka bere gati kerkesen per depozitim ne Kuvendin e Shqiperise dhe neser pritet qe materiali te postohet, se bashku me dosjen e pergatitur me argumentet perkatese. Burime nga institucioni i akuzes kane bere te ditur se Paturri akuzohet per vepren penale "goditje per shkak te detyres". Deputeti republikan goditi gjyqtarin e Federates se Futbollit, Shkelqim Guce, gjate nje takimi futbolli ne Fushe-Kruje. Deputeti i Fushe-Krujes e goditi gjyqtarin dhe e pranoi kete veprim. Pasi dhunoi arbitrin, befas deputeti i Partise Republikane, Hajrulla Paturri, ka shprehur pendese te thelle per aktin e dhunshem. Ai i kerkoi falje gjyqtarit Shkelqim Guce, popullit dhe Partise Republikane, ne nje leter me stemen e Kuvendit, te shkruar me shkrim dore dhe, sic thote edhe vete, "pa korrigjime". Fillimisht, deputeti pranoi nga salla e Kuvendit per aktin e kryer dhe me pas u depozitua nje denoncim nga vete gjyqtari ne ngarkim te paturpit. "Tashme nuk duroj dot me, dhe po bej kete deklarate me shkrim dore", thuhet ne hyrje te letres, ku me pas Paturri kerkon ndjese. "Ju lutem te gjitheve te me ndjeni, pasi gabove shume rende", e mbyll letren ai. Por pendesa e publikuar nuk ka sherbyer qe prokuroria te terhiqet. Deputeti i Partise Republikane, perfaqesues i zones se Fushe-Krujes, pranoi publikisht se ishte ai qe kishte rrahur gjyqtarin e ndeshjes Iliria-Albpetrol, 0-0 (kategoria e dyte), Shkelqim Guce, per gjykim te njeanshem.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›