E Diel, 1 Nëntor 2026

2 ne pranga tentuan te trafikonin drejt Greqise droge Lazarati

Policia Kufitare e Gjirokastres ka arrestuar dy shtetas te cilet po perpiqeshin te kalonin ne shtetin grek rreth 70 kg lende narkotike te llojit marijuane qe vinte nga Lazarati.

Aleksander Veshi 28 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster dhe Gazmend Demushi 20 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane student ne universitetin Eqerem abej Gjirokaster u arrestuan ne flagrance dhe dy te tjere u shpallen ne kerkim.

Sipas policise operacioni per kapjen e dy korriereve dhe sekuestrimin e lendes narkotike nisi mbremjen e djeshme rreth ores 23.00 ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit ne nje rruge qe te con ne kufirin me shtetin grek ku nga sherbimet e Policise Kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Kakavije te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster u konstatuan 4 shtetas te cilet levizin ne drejtim te kufirit me shtetin grek dhe transportonin disa canta te medha shpine qe dyshohej se ishin me lende narkotike.

Menjehere sherbimet e Policise Kufitare jane vene ne ndjekje te tyre por ne momentin qe jane afruar jane diktuar nga ana e ketyre shtetaseve te cilet kane hedhur cantat dhe jane larguar me vrap duke perfituar nga erresira .

Policia Kufitare ka rrethuar zonen ku pas disa minuatash ka bere te mundur kapjen e njerit prej tyre dhe gjetjen edhe te tre cantave te medha shpine te te mbushura me pako ne te cilat kishte lende narkotike te dyshuar si Mariuane.

Me tej ioperacioni ka vijuar me krehjen e zones nga ana e Policise Kufitare ku poshte fshatit Peshkepi e Siperme ne nje punishte guroreje eshte konstatuar nje automjet tip Rover me targa AC 723 PX i mbyllur i cili dyshohej te kishte bere transportimin e lendes narkotike deri ne ate vend. Policia Kufitare ne bashkepunim me specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster bene te mundur kapjen e autorit te dyte qe rezultoi te ishte edhe drejtuesi i automjetit tip Rover.

Pas verifikimeve grupi hetimor konstatoi se ne te tria cantat kishte 70 pako te mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre kishte lende narkotike mariuane me peshe nje kilogram secila gjithesej 70 kilograme mariuane.

Lenda narkotike dhe automjeti jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale ndersa policia po vijon punen per kapjen e dy bashpekunetoreve te tjere te perfshire ne trafik.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›