E Diel, 1 Nëntor 2026

Naftetarët pa paga: Pas denocimeve vijnë kërcënimet ndaj naftës

Tiranë- Naftëtarët e ARMO-s denoncojnë në IDEA presionin që përjetojnë  nëse ngrihen në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ata thonë se shteti ende sot nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e çëshjes së pagave të tyre edhe pse janë taksa- pagues të rregullt.

IDEA po publikon të plotë denoncimin e tyre:

Pershëndetje gazeta IDEA! Ne jemi naftëtarë të kompanisë ARMO! Jemi 3500 naftëtarë të kësaj kompanie dhe ju falenderojmë për shkrimin tek gazeta IDEA rreth çështjes së ARMO!
Sot ende nuk është bërë nga shteti apo institucionet të tjera për të zgjidhur krizën tonë! Ne jemi taksa-pagues të rregullt të shtetit shqiptar, që nga paga jonë tatohen 21% të pagës që marrim (10% TVSH dhe 11% sigurime shëndetësore dhe sigurime shëndetësore).

Kush mban përgjegjësi për ne??? Naftëtarët kanë frikë të ngrihen në protest sepse pushohen direkt nga puna! Nuk dimë ku të ankohemi për këtë problem! Vetëm një pyetje kemi: Kush do të mbajë përgjegjësi penale nëse ato 45 mijë tonë karburant që janë në depozitat e Uzinës së Ballshit do të sulmohen? Kush do të mbajë përgjegjësi për mijëra vetë që do humbasin jetën???

Po përgjegjësi morale kush do të mbajë? Sepse i jemi ankuar deputetëve të PS-së, Avokatit të Popullit dhe të tjerë! Nuk do të durojmë me të na mbahen 3 muaj pagat! Do të veprojmë me mënyrat tona sepse këtu nuk ka shtet! Edhe njëherë ju falenderojmë për artikullin që keni shkruar tek gazeta IDEA! Në mënyrë individuale do veprojmë duke hedhur në erë gjithçka ka ARMO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›