Aksident në Kukës, humb jetën një 44-vjeçar nga Kosova

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur sot se rreth orës 02.00 të natës së kaluar, 44 vjeçari Ali Ndrecaj, teksa udhëtonte me automjetin e tij, tip “Rang Rover”, me targë NE 340 L, është përplasur me një autobus që udhëtonte drejt Morinit me pasagjerë kosovarë. Për pasojë, drejtuesi i “Rang Roverit” ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa udhëtarët e autobuzit nuk kanë pësuar lëndime.
Sipas burimeve të policisë, shkaku i aksidentit është shpejtësia tej normve të lejuara të autoveturës
Vetëm në muajin korrik, në segmentin e autostradës Morin- Kukës-Tuneli i Kalimashit, kanë humbur jetën 4 persona dhe ka patur edhe disa të plagosur si rrjedhojë e aksidenteve ku janë përfshirë kryesisht drejtues mjetesh kosovarë./Start/
2012-08-05 16:58