Rrëshen, vriten dy vëllezër

Krimi u regjistrua në ambientet e një lokali në dalje të Rrëshenit, ku shtetasi Agustin Mandrea, 49-vjeç, i ashtuquajturi i Forti i Mirditës, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasit Eduart dhe Petrit Ndoka të moshës 30 e 33-vjeçarë.
Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një shtetas tjetër, Pjerin Përndreca, i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Forcat e policisë u vunë në aksion për të arrestuarin autorin e ngjarjes, i cili përfundoi në pranga vetëm pak orë më vonë. Mësohet se shkak është bërë një konflikt i mëhershëm i vëllezërve Ndoka me 49-vjeçarin. Agustin Mandrea ka pasur disa precedentë penalë, ku midis të tjerash akuzohet edhe për ekzekutimin e Arben Ndojit, me të cilin kishte shoqëri që në vitin 1997. Ai është akuzuar edhe për disa krime të tjera, por nuk ka pasur shumë prova.
Ngjarja pat ndodhur në shkurt të vitit 1998, ku viktima para se të vdiste u tregoi familjarëve autorin që e kishte qëlluar. Policia e arrestoi Mandrean, por në vitin 2005, ai u la i lirë nga gjykata për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit. Çështja shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila mori masën “arrest shtëpie” dhe më pas doli i pafajshëm. /Start/
2012-08-06 08:37