E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Anceloti fito Champions, ose largohu

ASA (Albania Sport Agency) - Rinovimi i kontratës së Karlo Ancelotit varet nga fitimi i Ligës së Kampioneve, i këtij mendimi është presidenti i Milanit, Silivo Berluskoni, në prag të ndeshjes Mancester Junaitid- Milan, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions.
Berluskoni shpesh herë e ka bërë publike faktin se është ai që i jep këshilla taktike Ancelotit dhe këtë do ta përsërisë dhe para ndeshjes së të martës në "Old Traford".
"Unë mendoj se do të jemi ne në finale për të mbajtur lart flamurin për nder të Italisë", është shprehur ish-kryeministri i Italisë.
UEFA ka caktuar grekun Kyros Vassaras si gjyqtarin e ndeshjes. Në katër takimet sezonale që ka gjykuar Vassaras ekipet angleze kanë fituar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›